Ronaldo nën shënjestrën e tifozëve, printohen kartmonedha me fytyrën e tij, i kërkohet dorëheqja!

Picture of INA
INA

05/05/2025

ishte shtatori i vitit 2018, kur Ronaldo Nazario De Lima bleu shumicën e aksioneve të Real Valladolid. Në atë kohë, tifozët e ekipit spanjoll ishin të entuziazmuar me mbërritjen e yllit brazilian, duke besuar se ai do ta rikthente ekipin e tyre në hartën e futbollit spanjoll, ndërsa ata madje ëndërronin për një dalje edhe në garat evropiane. Vetë Ronaldo premtoi se Valladolid do të luftonte çdo vit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Rreth shtatë vjet më vonë, gjërat nuk kanë shkuar siç priteshin. Valladolid ndodhet në vendin e fundit në La Liga, pasi ka rënë nga kategoria pesë ndeshje para përfundimit të sezonit. Kjo ngjarje është një rekord për divizionin, pasi asnjë ekip deri më sot nuk ka rënë matematikisht nga kategoria pesë ndeshje para përfundimit.

Për Ronaldon, do të kishte qenë një mundësi e shkëlqyer për t’u rikthyer në botën e futbollit, por ky fenomen nuk u prit mirë nga drejtuesit e ekipit, duke numëruar dy rënie të tjera nga kategoria në shtatë vitet që ai ka qenë në karrigen e presidentit.

Tifozët e ekipit kanë shumë ankesa për mënyrën se si ai i kryen detyrat e tij, dhe në ndeshjen e së shtunës kundër Barcelonës, ata arritën limitet e tyre. Përpara ndeshjes, u shtypën kartëmonedha me fytyrën e brazilianit, ndërsa u varën banderola që shkruanin: “Ronaldo shko në shtëpi”.

Në fakt, gjatë ndeshjes, tifozët në tribuna nxorën kartëmonedhat dhe i valëvitën ato, duke u krahasuar me zakonin që ekziston në stadiumet spanjolle, që kur një ekip nuk luan mirë, njerëzit nxjerrin shami të bardha për ta “nxjerë jashtë” trajnerin.

TË FUNDIT

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Osmani: Kosova e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Të dielën do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

Mickoski nga Tirana: Kemi arritur marrëveshje me Britaninë, që do të sigurojë cikël investimesh në vlerë të 6 miliardë €

A do të shpenzojë Maqedonia më shumë për mbrojtje? Rubio kërkon nga anëtaret e NATO-s 5% të BPV-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË