Ronaldo tenton ta bindë Varanen

Raphael Varane mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni. Mbrojtësi francez thuhet se u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të provojë një aventurë të re.

Madje Varane nuk ka pranuar as vazhdimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2022.

Interesim për mbrojtësin francez ka shprehur Juventusi. Madje edhe ylli i Juventusi, Cristiano Ronaldo, thuhet se po tenton ta bindë Varanen të transferohet në Itali.

Juventusi është i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro për shërbimet e francezit.

27-vjeçari është pjesë e Real Madridi që nga viti 2011-të kur u transferua nga Lens.