Ronela Hajati “thumbon” kolegët, thotë se 90% e këngëve të verës janë njësoj

onela Hajati, këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovison 2022” me këngën “Sekret”, ku arriti deri në gjysmëfinale.

Nga pjesëmarrja atje Ronela, mbetet në qendër të mediave rozë dhe publikut, shkruan lajmi.net.

E një postim i fundit i artistes që publikoi dje, u cilësua si thumb ndaj kolegëve të saj.

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë një lloj. Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”, shkroi Ronela.

Ndryshe në aspektin profesional, artisja është mjaft aktive ku para disa javësh lansoi projektin e ri muzikor.