Roth: Ndryshimet kushtetuese ndoshta janë të dhimbshme, por janë të nevojshme

INA
INA

12 Shtator, 2023

Kuvendi dhe Qeveria duhet të bëjnë gjithçka që munden për ta kthyer Maqedoninë në rrugën evropiane.

Ky është mesazhi i dërguar sot nga kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Roth thotë se rikthimi në binarë do të thotë se ndryshimet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por në fund të fundit janë të nevojshme.

Para fillimit të konferencës “Përparimi i procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”, Roth tha se është e nevojshme ambicie më e madhe për bisedimet e anëtarësimit.

“Dua të motivoj kolegët e mi këtu se ia vlen të angazhohemi më shumë në luftën kundër korrupsionit, për pavarësinë e gjyqësorit, për forcimin e shtetit ligjor dhe kulturës demokratike në këtë vend. Por reformat e nevojshme nuk janë vetëm përgjegjësi e Qeverisë, por edhe e deputetëve”, tha Roth.

Në pyetjen e gazetarëve për ndryshimet në kodin penal, Roth tha se tani nuk është koha për shantazhe të ndërsjella.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

zhan

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dëshira për zgjedhje, do t’i fitojmë 61 deputetë

zjarr sllupçan

QMK: Janë shuar 18 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoni

driton-nebiu

Nebiu nga ASH: Republika e Kosovës duhet të jetë prezentë në çdo forum ndërkombëtar! Zëri ynë do të jetë në funksion të Republikës së Kosovës kudo që ndodhemi!

IMG_5165

IQOS – alternativë për duhanpirësit e rritur, e zhvilluar në bazë të provave shkencore

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

INFO

NA NDIQ