Roth: Vuçiqi është përgjegjës për dhunën ndaj KFOR-it në veri

Picture of Ina Online
Ina Online

11/09/2023

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme ka deklaruar se përgjegjës për dhunën brutale ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë një takimi me gazetarë ai ka folur për masat sanksionuese ndaj Kosovës duke thënë se presin veprime për shtensionimin e situatës në veri dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit.

Sanksionet që Bashkimi Evropian ia vendosi Kosovës nuk ishin një gjë e mençur megjithëse u konsideruan mjet i domosdoshëm për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovës, ka thënë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Pas takimeve që pati me udhëheqësit e shtetit në një takim me disa gazetarë, pjesë e të cilit ishte edhe “Koha”, Roth ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj Serbisë duke e fajësuar atë për tensionet dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në qershor të këtij viti.

“Shumë shpresoj se do të kemi gjasa reale për shtensionimin e situatës mes Kosovës e Serbisë. Përplasjet në veri të Kosovës ishin totalisht të papranueshme dhe po Qeveria e Kosovës merr përgjegjësinë për disa gabime. Por në fund të fundit, zotri Vuçiq ka përgjegjësinë për dhunën brutale ndaj ushtarëve të KFOR-it. Kjo është arsyeja pse serbët e kaluan vijën e kuqe. Kjo është totalisht e papranueshme. Mesazhi ime tek qeveria, pasi takova kryeministrin, ministren e jashtme, kryetarin e Kuvendit dhe anëtarët e kuvendit, iu lutem shkoni përpara me angazhimet për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, kulturën demokratike, luftën kundër korrupsionit. Për arsye të mira ne kemi kritikuar situatën në Serbi. Serbia është shumë larg që të përmbushë parimet e Bashkimit Evropian. Sepse Bashkimi Evropian para së gjithash nuk është vetëm çështje e tregut të përbashkët por edhe vend i vlerave të përbashkëta dhe nuk shoh përparim në drejtimin e duhur dhe nuk shoh rreshtim krah politikave të Bashkimit Evropian kur vjen tek politikat e sigurisë përkatësisht vendosja e sanksioneve kundër regjimit të Putinit. Kjo është zhgënjyese për të gjithë ne”, tha Roth.

Sipas tij, çelësi për normalizim të marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./koha.net/

TË FUNDIT

Arusha e sulmon banorin në Dollnen

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut të ndarë rreth perspektivës evropiane të vendit

Orban: Deri sa Trump të jetë president, nuk do të ketë sanksione për Hungarinë

Zelenski: Ukraina do të porosisë 27 sisteme Patriot nga SHBA-ja

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË