Roy Keane e tepron me kritikat për Erling Haaland: Më duket si një lojtar i kategorisë së katërt

INA
INA

01/04/2024

Roy Keane ka kritikuar yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland për paraqitjen e tij “pa ngjyra” në barazimin 0-0 të së dielës kundër Arsenalit.

Sulmuesi norvegjez pati një pasdite të vështirë, pasi “Topçinjtë” e neutralizuan në përballjen mes pretendentëve për titullin e Premier League. Keane pa dobësi masive në paraqitjen e përgjithshme të norvegjezit, duke thënë se ishte në nivelin e një lojtari që i përket kategorisë së katërt të futbollit anglez.

Ish-mesfushori i Manchester United tha për “Sky Sports”: “Nivelet e lojës së tij të përgjithshme janë kaq të dobëta, nuk po flas vetëm për paraqitjen e sotme. Mendoj se në finalizime, goditjet me kokë, çfarëdo qoftë para portës, ai është më i miri në botë, por loja e tij e përgjithshme për një nivel të tillë është shumë e dobët.

Ai duhet të përmirësohet në futbollin e kombinuar, sepse është pothuajse si një lojtar i Ligës së Dytë (kategorisë së katërt në Angli). Kështu e shikoj unë. Loja e tij e përgjithshme duhet të përmirësohet, dhe do të përmirësohet në të ardhmen”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jurgen Klopp

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

fenerbahce

Fenerbahce gjobitet me 115 mijë euro, trajneri pezullohet 60 ditë

barca

Koeman futet në debatin e Xavit dhe Enriques, tregon tre personat e vetëm që kanë ADN-në e Barcelonës

Zhegrova

Zhegrova nuk u vlerësua shumë, kjo ishte nota e tij mbrëmë ndaj Aston Villas

atalanta

Milani bie në “San Siro”, Atalanta dhe Gjimshiti shkëlqejnë ndaj Liverpoolit

messi

Lionel Messi eliminohet nga Championsi i Concacaf-it

igli

Igli Tare në bisedime me Totenhemin dhe Çellsin

xavi

​Xavi: Jam krenar me ekipin tim

luis enrique

Luis Enrique: Do të ketë luftë në Barcelonë në ndeshjen kthyese

INFO

NA NDIQ