Roza paralajmëron largimin nga BBVIP, kjo është arsyeja!

ina-online
ina-online

19/01/2024

Ditën e djeshme, Roza Lati dhe Meri Shehu janë përfshirë në një debat që shkoi deri në një shuplakë të lehtë nga ana e Merit.

Edhe pse u duk sikur ishte një shaka, Roza nuk e mori aspak për të tillë. Ajo tha se do të largohet nga “Big Brother” nëse produksioni nuk merr masa.

Ndërsa bisedonte me banorët, Roza tha se imazhi është më i rëndësishëm për të dhe nuk ka shanse të përdhoset figura e saj.

Kam përshtypjen se biseda e fundit ishte kur i thashë: ‘Meri ti e mbyll me një debat, këput një ofendim aty dhe ikën, ndërkohë që mund të dialogosh’. Këtë po i thosha dhe po i flisja si shoqe, si motër. Ajo u ngrit, nuk e mbaj mend fare çfarë ka thënë, u ngrit më kapi kështu (me dorë për mjekre), më ra me shpullë dhe iku”, -tha Roza ndërsa u tregonte banorëve për incidentin. “Shuplaka erdhi duke ngrënë kek me qumësht, duke bërë një bisedë njerëzore. Po të më kishte ardhur se e kisha shtyrë, do të kisha manovruar ndryshe, sepse ne të gjithë kemi ardhur këtu për një lojë. Unë nuk do të prish figurën time, të shtyj tjetrin të më qëllojë. Nuk e çoj deri në atë pikë tjetrin unë.

Divorci i Princ Lekës me Elia Zaharian, avokatja shpjegon procedurat e ndarjes së çiftit mbretëror: Vajza e tyre …
Roza më tej vazhdoi të thotë se nëse nuk merren masa, ajo do të largohet, duke theksuar edhe njëherë kërcënimet e mëparshme të Merit, se “do ta zhdukë”.

Unë nuk dua të konfliktohem me një njeri me luhatje skizofrenike. Kjo ishte e tepërt. Është dita e pestë, është e tepërt. Nuk e gjej dot veten fare vërdallë. Po ndihem në gjemba… S’po e kapërdij dot gjestin e asaj të pamerituar, kërcënimin dhe presionin… Do vijë dita do zihemi edhe bashkë, është lojë, por jo të më thuash mua “të zhduk”. Nëse Vëllai Madh nuk merr masa… unë do të largohem. Më vjen shumë keq sepse kisha ardhur këtu me idenë dhe dëshirën që të dhuroja show, por unë do dal nga shtëpia.

Mbetet të shohim nesër në mbrëmje nëse do të merren masa apo Roza do vendosë të dalë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sara l

Tha se kanë patur lidhje/ Dalin fotot e Sarës me banorin e ri

ZHAKU

“Kam tradhtuar”, Zhaklin Lekatari tregon pse e bëri

sara silvi

“Mos na bëhet xheloz Bardhi” – Sara përqafohet me ishi-n e saj

shkurte-fejza-600x360 (1)

Burri i Shkurte Fejzës: Shpëtova pa pasoja të rënda, gruaja dhe fëmijët e mi kanë përjetuar skena të dhimbshme

arta kabashi

Pas daljes nga Big Brother VIP 3, Arta Kabashi reagon për herë të parë

bigb

Kush mund të largohet sonte nga Big Brother VIP Albania, këta banorë shihen si më të rrezikuar

julian deda

Gjygji i banorëve të BBV, Juli: Në qoftë se kam bërë vetëm unë gabime, pranoj të dal nga shtëpia

ilnisa meritoni

Momente romantike mes Ilnisës dhe Meritonit: Je dashuria ime!

Screenshot_2024-02-26-21-51-50-234_com.facebook.katana-edit

Sara në krevatin e Meritonit, acarohet Ilnisa: Pse e lejove

INFO

NA NDIQ