Rozana Radi përzgjidhet Borëbardha për ‘shtëpinë e përrallave’.
Shtatë banorët e rinj të futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë VIP-at, në diskutim me njëri-tjetrin kanë vendosur (megjithëse jo në unanimitet) që të përzgjedhin Rozanën mes banorëve VIP si personazhin që duan ta bëjnë Borëbardhën e tyre.
E pyetur pse kjo zgjedhje, Jona theksoi se “e përzgjodha Rozanën për ta hequr nga dinamikat e lojës”.
Mirëpo, cili do të jetë avantazhi apo disavantazhi i tyre në lojë me këtë zgjedhje, marrë shkas që një zarf i kuq na pret të shtunën? Dhe kush do të jetë roli i Rozanës në shtëpinë e “Borbardhës dhe 7 Xhuxhave”?
“Meqënse u zgjodhe nga banorët e rinj të jesh Borëbardha, roli yt do të jetë që të përkujdesësh për ta, do të kesh akses për të hyrë në shtëpinë e tyre sa herë që të duash. Përveç kësaj do të kesh edhe një funksion shumë të rëndësishëm, por që Vëllai i Madh e ka vendosur vetëm në atë zarf dhe do ta hapim të shtunën. Ti duhet që zarfin që ke aty të mos e hapësh deri të shtunën dhe të përkujdeshesh që as banorët e tjerë të mos e hapin zarfin”- tha Ledioni në porosinë e tij për Rozanën.
Moderatori i programit gjithashtu paralajmëroi që zarfi të mos hapet para të shtunës dhe nëse ndonjë nga banorët VIP ka kuriozitet mace dhe vendos të kundërtën, Vëllai i Madh do të përkujdeset të marrë masa ndaj tij.