Rozana Radi revoltohet pas kritikave për kilet e tepërta: Problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan për shalë (Foto)

0

Rozana Radi, gjatë ditëve të pushimeve, ndoshta edhe nga qëndrimi në karantinë, pranon se ka shtuar disa kilogramë. Por ka reaguar ashpër ndaj atyre, që ia kanë vënë në dukje shtimin e një apo disa kileve. Ajo thotë se njeriu nuk vlerësohet nga kilet, por nga të tjera virtyte, madje edhe vetë ajo mashkullin ideal nuk e vlerèson nga muskujt.

“Po kam shtuar kilogranë dhe kjo nuk më bën më pak grua tërheqëse. Nuk do të thotë që të shtosh disa kg nuk je një grua inteligjente”, shprehej ajo, përmes një postimi në Instagram.

“Nuk do të thotë, që po pate celulit burrat nuk të duan më si më parë. Është problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan për shalë”,- u është drejtuar ajo femrave të tjera, apo të gjithë atyre që kanë pasur ankesa për kilet e tepërta të Rozanës.

“Është problemi i të gjithave ju me adresa falco, që mjafton të kesh vënë pak bark dhe turreni me sms per të bullizuar këdo që ju del përpara në rrjetet sociale”, shton më tej moderatorja.

Rozana Radi flet për shijet e saj, sesi duhet të jetë një mashkull.

“Është e thjeshtë të mos kesh “fytyrë” e te gjykosh fytyrën e tjetrit. Unë jam tipi i gruas që më kenaq një pendim. Unë jam tipi i gruas që qaj me një film. Nuk më mpresionojnë muskujt tek një burrë dhe pse i vlerësoj ata që merren me sport. Preferoj të dëgjoj nga një burrë që bisedat me mua janë ato qe i pëlqejnë më shume tek unë. Mënyra se si qesh, se si surprizohem…. Një kg më shumë në trup nuk më bën më pak të lexuar”, – mbyll mesazhin e saj Rozanda Radi, duke pranuar se nuk është perfekte.

/NOA.al