Rozana Radi rrëfen për vështirësitë e saj: Kam pasur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare, por ia kam dalë vet

0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, njihet për shpalosjen e informacioneve nga jeta e saj private.

Ajo shpesh e ka pranuar, se një projektet e saj muzikore pasqyron edhe një realitet i jetës së saj në të vërtetë.

Kësaj radhe, në një postim në rrjetin social Instagram ajo ka emocionuar fansat, teksa ka treguar vështirësitë gjatë viteve.

View this post on Instagram

Meditim ! ®️

A post shared by 🆁🅾🆉🅰🅽🅰 🆁🅰🅳🅸 🥀 (@rozana_radi) on

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekt. Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babanë në moshën më delikate e dy vite më vonë edhe nënë time. Me ikjen e tyre frika e vdekjes më ndjek ngado”, është shprehur ajo.

Përkundër këtyre, Rozana theksoi: “Kam pasur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ia kam dalë e vetme, sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ia zgjatur dorën askujt”.

Vlen të përmendet se anash postimit ajo ka shkruar ‘meditim’, ndërsa tregoi anën e errët të saj.