Rrahen mes vete dy kirurgë në Spitalin e Tetovës – Jozyrtarisht janë përdorur edhe mjete të forta!

Picture of INA
INA

09/10/2024

Rrahje në spitalin klinik të Tetovës. Mesditën e sotme në repartin e kirurgjisë në Spitalin klinik të Tetovës, ka ardhur deri tek përleshja fizike mes dy kirurgëve, Destan Haliti dhe Zoran Sekullovski.

Sipas informatave nga drejtoria e spitalit, kjo nuk hera parë që ka pasur zënka të këtilla mes këtyre dy personave.

Për rastin në fjalë, nga drejtoria e Spitalit të Tetovës thonë se përveç që e kanë lajmëruar në polici, do të ngrenë edhe komision nga spitali klinik i Tetovës, për të vërtetuar saktë se çka ka ndodhur mes dy mjekëve, për të pasuar më tej edhe me masat nga drejtoria e spitalit.

Rasti u konfirmua edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, nga ku thonë se paraqitja është bërë mesditën e sotme nga spitali klinik i Tetovës, dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Sipas informatave jo zyrtare, dyshohet se gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta.

“Mund tua konfirmojmë se sot rreth 13 midis dy kirurgëve, në Spitalin Klinik në Tetovë, ka ndodhur rrahje. Nuk i japim dot emrat e mjekëve shkaku i prezumimit të pafajësisë deri sa organi gjyqësor të caktoj fajësinë. Inicialet janë D.H. dhe Z.S. Drejtori i Spitalit personalisht ka komunikuar edhe me Stacionin policor në Tetovë dhe me krye shefin e policisë dhe presim organet të veprojnë. Në kuadër të kompetencave tona patjetër që do marrim masa, mirëpo rasti për momentin është objekt trajtimi nga organet e policisë. Pasi të kemi vendim për njërin apo tjetrin apo për të dy bashkë, do ndërmarrim edhe masat e nevojshme konform Ligjit”, tha Valon Abdylhamiti, nga Spitali i Tetovës./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Pse askush nuk i qëndron pranë Luana Vjollcës në palestër?

Kasami: Punohet për shkrirjen e VLEN-it në parti politike

Mallkimet e Heronjve

SIKUR TË FLISNIN MAJMUNËT

5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD

I morën 700 mijë për 80 mijë denarë borgj, policia arreston babë e bir në Kavadar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË