Zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë dje (31-korrik) kanë privuar personat E.J.(36), I.J.(34), të dy nga Pallatica e Tetovës, I.F.(44) nga Odri i Tetovës, A.S.(45) nga Leshnica e Poshtme, A.U.(45), A.U.(26), të dy nga Ozormishti i Tetovës dhe A.B.(22) nga Danimarka. Ata dyshohet se më herët në parkingun e një kompanie në Palaticë të Tetovës, pas një mosmarrëveshjeje dhe debati të mëparshëm, janë konfrontuar fizikisht ndërmjet tyre, duke shkelur rendin dhe qetësinë publike, gjatë së cilës është përdorur edhe armë zjarri. Sipas raportit, E.J. ose I.J. ka qëlluar në ajërme arrmë zjarri dhe më pas personi A.S. ka arritur ta marrë dhe ia ka dorëzuar efektivëve të policisë. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Rrahje dhe gjuajte me armë në Pallaticë, arrestohen 7 persona

INA
01/08/2023
