Rrahje masive mes disa grave në një aeroplan (VIDEO)

Një përleshje masive ka ndodhur të enjten në një fluturim të Gol Airlines nga El Salvador për në Sao Paulo të Brazilit. Në këtë përleshje u përfshinë rreth 15 gra.

Ato goditën njëra-tjetrën dhe bërtisnin, ndërsa pasagjerët shikonin të habitur kaosin dhe anëtarët e ekuipazhit u përpoqën të prishnin zënkën dhe të qetësonin situatën.

Në një video që është shfaqur në rrjetet sociale, gratë mund të shihen duke grushtuar njëra-tjetrën dhe duke i tërhequr flokët njëra-tjetrës, ndërsa ekuipazhi përpiqet t’i ndajë.

Përleshja masive arriti kulmin kur një grua doli pa këmishë dhe mbuloi gjoksin e saj të zhveshur me duar. Deri tek zënka erdhi pas një debati mes një nëne dhe një pasagjeri, që nuk ka dashur të ndërrojë karrigen, që ajo të ulej me fëmijën e saj me nevoja të veçanta.