Rrahja mes dy policëve të uniformuar të Maqedonisë së Veriut ka pushtuar rrjetet sociale.
Incidenti ka ndodhur të dielën, ditën e parë të pashkëve rreth orëve të para të mëngjesit në Krivogashtan, një komunë rurale. Sipas policisë së Manastirit, incidenti ka ndodhur në orën 04:45 të mëngjesit para një lokali, kur ka shpërthyer përleshja fizike midis policëve A.J, 41 vjeç dhe K.A, 45 vjeç, të dy nga fshati Zhitoshë, përcjell INA.
Në videon e shpërndarë dëgjohen sharje të dhunshme midis dy policëve, derisa njëri ka tentuar të nxjerrë pistoletën, por është ndaluar nga një koleg i tretë që ka evituar më të keqen.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit. Është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale dhe do të inicohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe suspendim nga vendi i punës”, ka theksuar SPB në Manastir. (INA)
https://www.facebook.com/watch/?v=200242499439688