Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtari sulmohet nga dhëndrri i tij

Picture of Ina Online
Ina Online

31/12/2024

Konflikti që nisi mes disa familjarëve virtualisht përfundoi me rrahje para disa ditësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari”. Tre të dyshuar përfunduan në pranga të Policisë, teksa dy prej tyre u dërguan edhe në mbajtje.

Në pamjet që u bënë publike shihet se si të dyshuarit u kapën mes turmës së qytetarëve që po prisnin familjarët e tyre që arritën në Kosovë.

Mediat kosovare raportojnë se tre të dyshuarit janë Kastriot Kastrati, si dhe Blerton e Arbnor Haxhia, të dy vëllezër.

Bazuar në informacionet që ka marrë Sinjali, Kastrioti ishte ai që ka udhëtuar për në Kosovë, ndërsa në aeroport ishte duke e pritur dhëndri i tij Arbnori, me vëllain e vet, Blertoni.

Për motive akoma të panjohura, mes Kastrioti dhe Arbnorit, ka pasur një mosmarrëveshje që pasoi me mesazhe kërcënuese dhe eskaloi me rrahje në aeroport.

Me të përfunduar procedurat policore, ndaj Kastriotit dhe Blertonit, Prokurori i Shtetit urdhëroi masën e ndalimit policor për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa Arbnori u lirua dhe ndaj tij u iniciua rasti si ‘Kanosje’.

TË FUNDIT

Grenelli takoi Mickoskin në Uashington

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit (FOTO)

Inaugurimi i presidentit Trump, Taravari lajmërohet nga Uashingtoni (FOTO)

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË