rrëfehet në Top Channel ish-bashkëshorti i Ledjonës: “Vajza më thotë nuk dua të të takoj, do vijmë të të vrasim”

ina-online
ina-online

22/01/2024

Jorgen Xoxi, ish-bashkëshorti i Ledjonës, banores së Big Brother Vip, në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live” reagoi pas akuzave, në lidhje me vajzën e tyre, duke treguar versionin e tij të historisë.

Disa ditë më parë në një koment Xoxi tha se Ledjona gënjen për deklaratat duke e quajtur mashtruese, dhe se ajo nuk e ka lejuar ta shohë vajzën e tij. Ndërkohë sot, ai pranon që Ledjona e ka dërguar në Korçë, por viziton vetëm gjyshërit. Sipas tij, vajza e tyre nuk komunikon më me atë, ashtu siç komunikonin para lidhjes së tij me një tjetër.

“Nuk kam punë me Ledjonën, dua të shoh vajzën time. Vajza vjen te gjyshi te gjyshja, i them hajde te babi, thotë ‘nuk dua’. Unë me vajzën nuk komunikoj të më thotë ça ka, më parë më fliste, e mbaja unë se unë jam babai. Nuk e faktoj dot a ka dorë Ledjona apo jo. Tashi nuk e di a e ka ndaluar. Në Korçë vjen. Nuk e di, e kam kontaktuar dy vite më parë e kam pyetur pse nuk më afrohet çupa, nuk më jepte asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duhet ta prishin marrëdhënien, mbase se e kanë mbesë. I them pse nuk flisni, thonë ‘nuk duan ta mërzisim, ta bezdisim’”, tha Xoxi.

Ai tregon se vajza i ka shkruar pas komentit, duke i treguar se te shkolla i kanë përmendur babain.

“Para dy ditësh kur bëra komentin i kishte kërkuar numrin e telefonit prindërve të mi. Më tha ‘pse më ke shkruar ashtu se më thonë te shkolla ç’e kishe atë babin ashtu’, dhe i thash që ‘nuk e kupton akoma je e vogël’. Më lënduan komentet e të tjerëve, se më thanë pse të hodhi poshtë Ledjona. Më 1 dhjetor i thash prindërve që i thoni vajzës që dua ta festoj se kishte ditëlindjen, kishte thënë ‘nuk vij’, nuk doja më tha mua”.

Jorgeni pranon se ndarja e tyre ka qenë me mirëkuptim, ndërsa shprehet se i ka treguar falje vajzës për komentin.

Ish-bashkëshorti i Ledjonës, në një lidhje live për “Shqipëria Live” tha se ka marrë mesazhë kërcënuese pas komentit të tij për banoren e Big Brother Vip.

“Po, kam marrë kërcënime të ndryshme, i kam të gjitha në telefon, nga njerëz të panjohur. Mesazhe nga më të ndryshmet, ‘do vijmë të të vrasim’, do të lemë sakat’. Unë nuk jam këtu për t’i prishur punë Ledjonës, ajo ishallah e fiton Big Brother”, tha Xoxi.

Po ashtu ai deklaroi se Ledjona e ka dërguar vajzën e tyre në Korçë, por ajo viziton vetëm gjyshërit, pasi sipas tij, vajza e tyre nuk komunikon më me atë, ashtu siç komunikonin para lidhjes së tij me një tjetër. Jorgeni pranoi se i ka kërkuar falje vajzës së tij pas komentin, pasi ajo e kishte telefonuar për ta pyetur përse e kishte shkruar. Ai deklaroi se ndarja e tyre ka qenë me mirëkuptim dhe se kurrë nuk ka ushtruar dhunë ndaj Ledjonës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

mjeke

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Afrim Gashi

Gashi: E dhamë provimin e pjekurisë politike duke e bashkuar opozitën

pavaresia e kosoves

Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë

policia-maqedonise-598x330

Aksioni policor në Gërçec të Shkupit – paraburgim për pesë persona, dhjetë të tjerë janë në arrati

burri ledjones jorgen xoxi

rrëfehet në Top Channel ish-bashkëshorti i Ledjonës: “Vajza më thotë nuk dua të të takoj, do vijmë të të vrasim”

klodian duro meri

VIDEO/Habit Klodi, i propozon Merit: A bëhemi çift dhe arrijmë këtë…

Spitali_tetove-780x470-2

Spitali i Tetovës pranon donacion prej 600 mijë denarëve nga kompania “Lial”

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Trump: Po të isha president, nuk do të ndodhte lufta në Ukrainë dhe sulmi i 7 tetorit

INFO

NA NDIQ