Rrëfim i padëgjuar: Agim Bahtiri tregon se si e barti me dhëmbë oficerin serb 110 kg

0

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në intervistën n’Konak ka rrëfyer shumë histori interesante e të pa dëgjuara deri tani nga fëmijëria dhe jeta e tij.

Në rrëfimin e tij Bahtiri ndër të tjera ka thënë se deri me tani gjithçka që ka synuar në jetë e ka arritur. Derisa, ka folur edhe për bizneset e tij në Holandë dhe vende të tjera, duke thënë se vlera e tyre kalon disa milion e po ashtu ka treguar edhe rrugën se si ka arritur deri tek milionët e parë. Kryetari aktual i Mitrovicës, thotë se është edukuar që mos të përfitoj në jetë pa punë e angazhim. E këtë ai e dëshmon edhe me një histori personale, kur Bahtiri thotë se refuzoi një çek në vlerë prej 250 mijë euro, të cilën ia ofroj si dhuratë partneri i tij në biznes. Madje ka rrëfyer një histori të çuditshme se si e ka bartur me dhëmbë disa metra një oficer të ushtrisë së ish-Jugosllavisë dhe e ka rrotulluar disa herë, i cili sipas Bahtirit, peshonte mbi100 kg.