Rrëfimi i 21-vjeçarit pas kthimit nga Gjermania (Video)

0

Historia e Ilias është sa e dhimbshme, ashtu edhe shpresëdhënëse për shumë të rinj, të cilët kërkojnë dyert e suksesit përmes sipërmarrjes private.
Kur flitet për emigrimin, historitë janë nga më të ndryshmet. Disa përfundojnë me drama, disa prej tyre karakterizohen nga dështimet, por mes tyre ka edhe histori suksesi dhe i tillë është rasti i Ilia Bashës, i cili u kthye nga emigracioni për të nisur një fillim të ri në vendin e tij, Shqipërinë.

Historia e Ilias është sa e dhimbshme, ashtu edhe shpresëdhënëse për shumë të rinj, të cilët kërkojnë dyert e suksesit përmes sipërmarrjes private.

21-vjeçari rrëfen historinë e tij, pas kthimit nga Gjermania dhe dëshirën për të trashëguar profesionin e babait të tij, atë të berberit, transmeton “ATSH”.

“Jam Ilia Pashi dhe jam 21 vjeç. Vendlindja ime është Leskoviku në Kolonjë. Familja ime përbëhet nga 3 persona, mami dhe 2 motrat. Mbas humbjes së babit u bë akoma edhe më e vështirë, ku unë u detyrova që të lija shkollën edhe doja të gjeja një punë që të mbaja familjen. Na ndihmuan njerëzit e mamit dhe të babit me disa lekë edhe morëm rrugën për në Gjermani.

Ndenjëm 5 muaj dhe pas 5 muajsh na erdhi përgjigja negative për t’u kthyer në Shqipëri. Neve nuk kishim ku të ktheheshim në Shqipëri, sepse nuk kishim asnjë bazë dhe këtë të fundit e gjetëm në Cërrik, ku na ndihmuan njerëzit e mamit, të cilët na strehuan për njëfarë kohe.

Babi ka qenë berber, qethte në shtëpi, pothuajse të gjithë janë qethur te ai. Pas largimit të tij, unë dëshiroja ta trashëgoja këtë pasion të tim eti. Mora pjesë në kursin profesional për berber dhe pas përfundimit të tij, Projekti më ka mbështetur që të hap biznesin tim, të cilin e menaxhoj vetë”, shkruan ai, përcjell albinfo.ch.

Tani, falë edhe mbështetjes së Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, Ilia ka dyqanin e tij si berber në Cërrik dhe është në gjendje të ndihmojë familjen nëpërmjet tij. Aktualisht në qendrën e trajnimeve në Elbasan janë 742 azilkërkues të cilët janë trajnuar në 26 kurset e ofruara prej saj.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1967165660252135/