Rrëfimi i fotoreporterit të njohur se si i pa trupat e familjes Jashari (VIDEO)

ina-online
ina-online

06/03/2024

Visar Kryeziu, ishte fotoreporteri i cili kishte fotografuar familjen Jashari. Kryeziu për emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur pas vrasjes së tyre.

Ai tregoi se si e kishte kuptuar se u vra komandanti legjendar Adem Jashari.

“Ka qenë një korrespodent i BBC-së, Nenad Shebek, nëse nuk gaboj. Ai ka qenë dera e cila i hapte punktet (pikat e kontrollit), se ka pasur shumë në Skenderaj sidomos pas sulmit. Ai tentonte të merrte informata nga polici i cili e ruante depon e materialit ndërtimor. Ai ia bënte policit “Kemi dëgjuar se këtu ka pasur sulm”, polici vazhdimisht i thoshte “Largohu, largohu, s’po më intereson”, edhe e pamë që nuk po do me dhënë informata”, tha Kryeziu.

“Unë bile nuk pata dal nga vetura fare, sepse ka qenë kohë pa kohë. Duke dashtë të kthehet në veturë Shebeku, i drejtohet sërish policit “Më fal, a është e vërtetë se Adem Jashari u lajmërua nga Tirana?”, se donim ta konfirmonim nëse lajmi është i vërtetë”, shtoi ai.

“Në ato momente polici u bë shumë nervoz, e humbi kontrollin e mu drejtua:”Ti a je gazetar? A je fotograf?”, eja këtu. E hapi derën e deposë, unë mendova se po do të më pushkaton a zoti e din!. Shkon ai edhe e hap atë pjesën ku kanë qenë trupat e mbuluar me një çarçafë dhe më thotë: “A u lajmërua ky prej Tiranës”, vazhdoi tregimin fotoreporteri Kryeziu.

“Në atë moment, në atë panik duke m’u dridhur duart, mezi i kam bërë disa fotografi”, theksoi ai.

Në nderim të familjes së komandanti legjendar Adem Jashari, më 5,6 dhe 7 mars, në Kosovë shënohet Epopeja e UÇK-së.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Nora-Taravari-921x614

Zonja Nora Taravari tregon për jetën me doktorin dhe arsyen pse ai vendosi të kandidojë për president

zoran-milanoviq

Presidenti kroat: Vuçiq ma çoi një letër 5 faqëshe, por ne e mbështesim Kosovën në KiE- me shqiptarët jemi të afërt dhe miq

INFO

NA NDIQ