Rrëfimi i një shoferi autobusi: Duhej të flisnim më herët, por u mbushë kupa, mjaft më!

Një shofer autobusi që insiston të ngelë anonim përmes një letre drejtuar portaleve shkruan se si është gjendja me autobusët në Maqedoninë e Veriut, pas përvojave që ka pasur dhe ka deri tani. Ja letra e plotë:

Tani po shkruaj jo për të komentuar tragjedinë, por thjesht për të treguar se mjaft më, s’mundë më, sepse nuk duroj më. E ndjej si gabim nga vetja se duheshte të flas shumë më herët, në atë pikë kërkoj falje. Shpesh herë e pyes veten a është shtet ky apo çfarë është ?!

Rregullat eksiztojnë në këtë shtet, por vetëm në letër dhe kur nuk zbulohen?

Duke ditur personalisht se thuajse 90% të autobusëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë në rregull, përsëri askush si kontrollon dhe janë tërë kohën në levizje.

Ju garantoj se 100% po i kontrolluat 50 autobusa, 48 prej tyre kanë problem për tu lëshuar në komunikacion.
Problemet gjithmonë janë të ndryshme si për shembull njëri ose disa kanë problem servisin, disave nuk iu punonë ABS-i , disave nuk iu mbyllen dyert, disa apo shumica janë me xhamin e krisur, disa nga mbrenda janë sikur se të jesh përjashta, thjesht nuk egziston autobus pa pas diçka të dhezur.
Kohët e fundit jemi të vetëdijshëm që mungojnë shumë shoferë dhe çfarë bëjnë pronarët marrin shoferë të kombive dhe i dërgojnë për rrugë jashtë shtetit, pa patur asnjë çfarë lloj përvoje ose nëse edhe atë nuk e gjejnë, nisin një shofer me përvojë duke i dhënë kurajo, se ti je profesionist dhe ti mundesh. E nisin në rrugë të gjata vetëm një shofer dhe dikush nga pronarët paraqitet si shofer i dytë, sepse në kufi askush nga policët nuk kërkoi leje qarkullimi.

Shpesh pyes veten si mund të ndodh kjo, por nga ana tjetër disa nga shoferët i kuptoj, sepse vetëm në këtë mënyrë sigurojnë kafshatën e bukës për familjet e tyre.

A do t’i thuhet ndonjëherë stop këtyre tragjedive, apo do të vazhdojë kështu dhe do jemi gjithmonë në ankth, duke pritur tragjedin e rradhës.

Tani dua të flas edhe pak për organizimet e grupeve, që pronarët bëjnë çmos për të arritur deri te marrja e parave dhe duke i gënjyer se do të kalojnë bukur nëpër kushtet që ua prezantojnë, dhe pasi ti marrin lekët e nisen në rrugë nuk u’a plotësojnë as 25% nga ajo që ju është premtuar.

Nuk dua të hy në detaje por ka shumë, shumë padrejtësi. Në fund dua tju them, Zoti na ruajt të gjithëve por në veçanti shoferët , të cilën njërën këmbë e kanë në burg , kurse tjetrën në tokë, dhe duhesh që të jesh shumë, shumë i shkathët për ti ruajtur të dyjat.

Zgjodha të jem anonim, për arsye se këtë profesion e bëj me qejf, por nëse vendos të largohem do të dal edhe publikisht. Besoj që sado pak do të jetë një hap i mbarë dhe do tju ndihmoj udhëtarëve, pronarëve, por në veçanti shoferëve, siç janë shoferët profesiontë, të cilët duhet të kenë edhe kushte profesionale.

Besoj që në këtë vedim nuk do të jemë i vetmi dhe do të kem përkrahje dhe nga të tjerët. I pagabueshëm është vetëm Zoti.(INA)