Rrëfimi i Pirlos: Firmosa me Realin, ja pse nuk shkova në Madrid

INA
INA

07/12/2023

“Kam jetuar gjithmonë me shumë pritshmëri, të gjithë prisnin që unë të bëja diçka të rëndësishme. Pak nga pak, bëra atë që bëra, gjithmonë i gatshëm për t’u përballur me kritikat”. Andrea Pirlo, trajneri aktual i Sampdorias, në një intervistë të gjatë për “Radio TV Serie A” flet për shumë prapaskena të karrierës së tij:

“Nuk është e lehtë për një fëmijë të jetojë kështu, por duhet të mendosh për të luajtur dhe për t’u argëtuar. Kurrë nuk i vendos kufij vetes. Doja të isha një nga më të mirët që fitoi një Kupë Bote dhe një Ligë të Kampionëve.

Nuk kam qenë kurrë i kënaqur në jetën time; ajo që kisha bërë më parë nuk më mjaftonte kurrë, gjithmonë përpiqesha të përmirësohesha. Talenti përmirësohet me punë dhe me stimujt që duhet t’ju shtyjnë të bëni gjithmonë më mirë”.

Firma me Realin

“Ishte periudha e “Calciopolit”, sapo kishim fituar Kupën e Botës dhe nuk ishte e qartë se si do të rifillonte Seria A.

E kisha nënshkruar kontratën me Realin e Madridit kur në ditën e parë të kampit stërvitor me Milanin na thanë se do ta nisnim sezonin po në Serinë A, por me heqje pikësh. Në marrëveshje me menaxherin tim dhe Gallianin, firmosa me Milanin.

Gjatë trofeut Gamper, u thirra nga Guardiola në zyrën e tij, sepse më donte te Barcelona, ​​ndërkohë që po merrte formë edhe ideja dhe mundësia e ardhjes së Ibrës në Milano. Në fund erdhi Ibra dhe unë qëndrova”.

Kupa e Botës 2006

“Lippi më zgjodhi mua si i pari që goditi penalltinë në finale. Nuk ishte një shëtitje në park, sepse kishte shumë tension, por nuk u mendova shumë dhe shkelmova. Coverciano ishte shtëpi e dytë: nga ekipet kombëtare të të rinjve deri në ekipin e parë”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

INFO

NA NDIQ