Rrëfimi i pjesëtarit të Grupit të Kumanovës: Mbrëmë i pashë…!

0

Shek Hallaçi/

Mbrëm pash në ëndërr vllezërit që më ran dëshmor atë dit në Lagjen e Trimave, ishin të lumtur për botën që kan atje dhe të hidhëruar për tradhëtin që kemi këtu, ata të gjith një zëri than: “Do ti ndjekim, do ti ndjekim tradhëtarët ku do që të shkojn, qelit e burgut jan mbushur dhe nuk durojn”!

Aty ndëgjova dhe shum zëra të vllezërve tan që u vran në tradhëti, dhe të gjith përmëndën një emër, tradhëtari kishe qen ti o ALI. Këtë letër po e shkruaj nga qelia e burgut ku ai qëllim që kisha dhe sot jam këtu, më bën krenar dhe as nuk e ndjej ngushtin e këtyre mureve, sepse shpirti im jeton me të vërtetën se pse ndodhem këtu, jeton me shpirtin e atyre që ran për atëdhe dhe të gjith atyre që jan të gatshëm të sakrifikojn gjithçka për kët tok të shenjt!
“Ty Shqypni të qofsha fal, të kam nënë e më ke djal” . Qofti pa harruar kujtimi per DESHMORËT E KOMBIT SHQIPTARË LAVDI🇦🇱

MIRSAD NDRECAJ (NATO)
BEG RIZAJ (BEGU)
XHAFER ZYMBERI (XHAFA)
SAMID KASTIOTI (TONY)
FATLUM VISHESELLA(LUMI)
VALON KABASHI
TURGAJ GASHI
ARBEN REXHAJ
HYSEN RUSHITI
NYSRET KALOSHI