Rregulla të reja për policët në Maqedoni, ndalohet anëtarësimi në parti, verifikohet pasuria e tyre

Picture of designer@fetishimedia.ch

17/02/2022

Projekt-amandamentet e Ligjit për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut janë lëshuar në procedurë parlamentare.

Për të siguruar pavarësinë operacionale të policisë, siç theksojnë nga MPB, propozohet që vetëm drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike të japë urdhra në fushën e punës operative.

Integriteti dhe depolitizimi i punonjësve në MPB, pavarësia operacionale e policisë, vendosja e detyrimit për raportimin e pasurisë dhe interesave, janë disa nga çështjet që rregullon projekt-amendamenti i Ligjit për Punë të Brendshme.  Nga MPB thonë se kjo do të ofrojë një shkallë të lartë profesionalizmi dhe objektiviteti në punë.

Për sa i përket integritetit të punëtorëve, zgjidhja ligjore propozon që kjo çështje të përcaktohet për të gjithë punonjësit në Ministri dhe për kandidatët për punësim. Ndaj, si kusht i ri për punësim, sipas MPB-së, propozohet që kandidati të ketë kaluar testin e integritetit.

Por edhe punonjësit apo policët ekzistues  propozohet që të përfshihen në testin e integritetit profesional.

Rezultati mund të jetë pozitiv ose negativ. Rezultati negativ është paraparë si rast më i rëndë për përgjegjësi disiplinore dhe bazë për fillimin e procedurës disiplinore.

Siç shtojnë nga MPB-ja, ndryshimet e propozuara në ligj e ndalojnë një punonjës të Ministrisë të jetë anëtar i partisë politike, gjë që siç thonë kjo nuk ka ndodhur deri më tani, por me ndryshimet e reja parashikohet që të ketë  përgjegjësi më të rëndë disiplinore.

Për sigurimin e pavarësisë operacionale të policisë, propozohet  që vetëm drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike të japë urdhra në fushën e punës operative.

Sipas propozim-amendamenteve në Ligjin për Punë të Brendshme,  kandidatët me rastin e nënshkrimit të marrëdhënieve të punës obligohen që  të japin deklaratë mbi gjendjen pasurore dhe të interesave. (INA)

TË FUNDIT

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon në Hagë, nis dëshmia e Christopher Hill

Arusha e sulmon banorin në Dollnen

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut të ndarë rreth perspektivës evropiane të vendit

Orban: Deri sa Trump të jetë president, nuk do të ketë sanksione për Hungarinë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË