Rregullat e koronavirusit: Gastronomi nga Maqedonia ndjehet i mashtruar

Gastronomi nga Maqedonia në Gjermani, Bale Burçevski është veshur me rroba pune,në vend se të shërbejë mysafirët e tij. Derisa ishin në fuqi rregulllat e koronavirusit ai po e rinovonte dhe zgjeronte kopshtin e tij të cilët gjermanët e quajnë “kopshti i birrës”, gjithmonë me shpresë se më në fund funksionimi normal në Gasthof Sauerëald do të jetë do të jetë sërish i mundur. Dhe nuk zgjati shumë kohë, nga e premtja më 5 qershor, ai ka praniuar sërish. Në profilin e tij në Facebook, ai u ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëev të tij të rregullt.

“Lokali ka funksionuar njëzet e shtatë vite për mrekuli dhe kjo ka domethënie për kohën e tanishme”, pohon Burçevski, me një shikim në restorante të shumtë të cilët në këtë kohë është dashur të dorëzohen. “Këtu secili e njeh tjetrin, mysafirët tanë janë si një familje e madhe”. Një familje e cila tani nuk guxon të takohet, shumë mysafirë të rregullt. Tani të gjithë qëndrojnë në shtëpi, pasi në lokal shkohet për të cakërruar gotat me miqtë dhe të takohesh me ta, e jo të qëndrosh në distancë dhe nëpër tavolina të ndryshme”, është i zemëruar Burçevski, gjatë prononcimit të tij pë gazetën “IKZ”, transmeton Shtegu.com.

Janë ndaluar festimet e ndryshme, ditëlindjet, bile edhe nuk mund të mbahet pikëllim i vërtetë për mysafirët të cilëve u ka ndodhur ndonjë rast vdekje, pas kufizimit të masave preventive. “Si mund të merren shënimet e mysafirit përderisa gjende duke gatuar në kuzhinë dhe më pas vjen ndëshkuesi dhe të gjobit me 250 euro”.

Burçevski është skeptik në lidhje me rregullat e koronavirusit dhe shpreson se së shpejti gjithçka do të funksionojë si më parë, edhe pse humbjet e tij nga këto kufizime janë marramendëse./Shtegu.com