Rregullat për gjumë të mirë

INA
INA

20/02/2024

Pagjumësia është një sëmundje e vërtetë, pak a shumë e rëndë, që mund të ndikojë në mënyrë negative në shëndetin dhe aktivitetin e ditës së mëpasme: pamjaftueshmëri të kujtesës, acarim, vështirësi në përqendrim, ulje rendimenti duke shkuar deri edhe në rrezikun e zhvillimit të depresioneve dhe sëmundjeve psikike.

Por disa rregulla mund t’iu ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë:

Bini në gjumë dhe zgjohuni gjithnjë në të njëjtën orë edhe fundjavave, pavarësisht se si keni fjetur.
Nëse iu del gjumi para orarit të zakonshëm, çohuni dhe filloni ditën. Shmangeni rrotullimin në shtrat.
Shkoni të flini vetëm kur të keni gjumë.
Nëse nuk iu flihet, mos rrini në shtrat, por çohuni dhe merruni me ndonjë aktivitet çlodhës (lexoni një libër ose shikoni tv).
Përdoreni shtratin për të fjetur, duke shmangur shtrirjet për të lexuar, studiuar ose luajtur.
Përpiquni të relaksoheni para se të shtriheni, për shembull, duke bërë një banjë të ngrohtë (jo dush që përkundrazi ka efekt stimulues) ose duke pirë lëngje qetësues (kamomil, qumësht të ngrohtë).
Nëse keni uri në orën para gjumit hani diçka të lehtë. Shmangni ushqimet e pasura me yndyrna ose proteina, duke i dhënë prioritet karbohidrateve.
Flini në shtrat të rehatshëm, në një dhomë larg zhurmave, as shumë të ngrohtë e as shumë të ftohtë.
Hani në orare të rregullta, duke shmangur ushqimet e bollshme afër gjumit.
Shpërndajeni aktivitetin fizik gjatë ditës, duke e minimizuar pasditeve. Në oraret e mbrëmjes mund të kenë efekte stimuluese.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

matje

Një hartë e re e krenarisë mesatare mashkullore ka dalë! Ne askund nuk jemi

shtatzan

Ilaçi për humbjen e peshës mund të rrisë ndjeshëm ovulimin (FOTO)

Arra

Pesë lloje të ushqimeve që ulin nivelin e sheqerit në gjak

KAFE

A është më mirë të pini kafe të nxehtë apo të ftohtë?

qepe

Nëse hani një qepë në ditë

melqia

“Mini mëlçitë”, kura eksperimentale që mund të shpëtojë pacientët

iftar-ramazan

Si ndryshon trupi ynë gjatë 30 ditëve të Ramazanit dhe çfarë ndodh pas agjërimit

dush

A ndihmon dushi pas ngrënies në tretjen e ushqimit?

INFO

NA NDIQ