Rregullatori amerikan paralajmëron rrezikun nga Facebooku dhe Instagrami për fëmijët

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/05/2023

Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë ka akuzuar Metan, kompaninë që zotëron Facebookun dhe Instagramin, se nuk ka vendosur kontrollin e duhur prindëror, shkruan BBC.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) ka thënë se Metas duhet t’i ndalohet të fitojë para nga të dhënat e fëmijëve.

“Pakujdesia e kompanisë ka vënë në rrezik përdoruesit e rinj dhe Facebooku duhet të përgjigjet për dështimet e tij”, ka thënë FTC-ja.

Meta u kundërpërgjigj, duke i quajtur akuzat e rregullatorit një “marifet politik” dhe duke i akuzuar për tejkalim të autoritetit.

FTC-ja ka thënë se një hetim ka gjetur boshllëqe dhe dobësi në programin e privatësisë së Facebookut që paraqiste rreziqe të konsiderueshme për publikun, veçanërisht për fëmijët.

Sipas hetimit, përdoruesit e moshës nën 13 vjeç u lejuan të kishin biseda me kontakte të paverifikuara nga prindërit.

Rregullatori tutje ka thënë se Meta ka vazhduar t’u jap aplikacioneve të treta qasje në informacion privat, pavarësisht premtimit se do të ndërpriste qasjen nëse përdoruesit nuk do t’i përdornin aplikacionet në 90 ditët e fundit.

FTC ka propozuar një sërë veprimesh, duke përfshirë:

– Ndalim i plotë ndaj monetarizimit të të dhënave të fëmijëve dhe adoleshentëve nën 18 vjeç

– Pauzë në lansimin e produkteve të reja derisa të konstatohej se ato ishin në përputhje të plotë me rregullat e privatësisë

– Kufizimet në përdorimet e ardhshme të teknologjisë së njohjes së fytyrës. Metas do t’i kërkohet të zbulojë dhe të marrë pëlqimin afirmativ të përdoruesve për çdo përdorim të ardhshëm të teknologjisë së njohjes së fytyrës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

michael tasellari

Njihuni me shqiptarin që punon në kompaninë e Elon Musk (VIDEO)

eva-elektrike

Çmimet e makinave elektrike në Evropë do të bien për shkak të konkurrencës kinez

whatsapp-me-dy-funksione-qe-do-te-luftojne-lajmet-e-rreme_5c8fd06599e38

Apple thuhet se po përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh nga BE-ja për kufizimet e qasjeve në transmetimin e muzikës

openAI

Ç’është Sora, programi i ri i inteligjencës artificiale që krijon video nga teksti?

tik tok

Siguria e fëmijëve, BE nis një hetim zyrtar ndaj TikTok-ut

Facebook-WhatsApp-Instagram-750x430-1

Gjigantët teknologjikë bëhen bashkë për t’i luftuar përmbajtjet mashtruese të AI-së në zgjedhje

openAI

OpenAI tronditi botën me videot e krijuara nga fjalët

google maps

A e dini se Google Maps ka një opsion që ju lejon të “udhëtoni në kohë”?

hackers_security_password-100004008-gallery-1

Hakerat publikojnë dokumente të brendshme të kompanisë ONE Albania

INFO

NA NDIQ