Rregullohet defekti që shkaktonte zjarr, General Motors ka gati bateritë e reja për automjetet

General Motors do të zëvendësojë modulet e baterisë në makinat Chevy Bolt duke filluar muajin e ardhshëm. Modulet zëvendësuese, të cilat përbëhen nga qeliza të baterisë litium-jon, do të fillojnë të dërgohen tek tregtarët në mes të Tetorit.

Kompania ndaloi prodhimin e Chevy Bolt EV dhe EUV në Gusht për shkak të mungesës së një pakete baterie në lidhje me tërheqjen e përhapur të sigurisë të dy automjeteve elektrike.

Tërheqja, e cila përfshin të gjitha modelet Chevy Bolt EV dhe EUV të bëra që nga viti 2017, u lëshua pasi prodhuesi i automjeteve zbuloi dy defekte prodhuese në qelizën e baterisë, që mund të rrisin rrezikun e zjarrit.

Ky faktor bëri që GM të rekomandojë pronarët e Bolt të vendosin automjetin në një gjendje kufizimi 90% të ngarkimit, të shmangin zbrazjen e baterisë nën rreze 70 kilometra dhe të karikonin automjetin më shpesh.

Nënkryetari ekzekutiv i General Motors për zhvillimin e produkteve globale, zinxhirin e blerjes dhe furnizimit, Doug Parks, vuri në dukje në një deklaratë se rifillimi i prodhimit të modulit të baterisë është hapi i parë. Sidoqoftë, problemi i Chevy Bolt EV i GM nuk është zgjidhur plotësisht.

Kompania tha se do të nisë paketën e software-it, e cila do të duhet të instalohet nga tregtarët, në 60 ditët e ardhshme. Software-i diagnostikues është krijuar për të zbuluar anomalitë specifike që mund të tregojnë një bateri të dëmtuar në EV të Bolt dhe EUV duke monitoruar performancën e baterisë./tvklan.al