Rrëmbehet i burgosuri nga furgoni i policisë në autostradën Shkup-Veles, një polic i plagosur

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/01/2023

Një ngjarje si në film ka ndodhur pas mesnate në autostradën Shkup-Veles, kur një i burgosur është rrëmbyer nga një furgon policie, ndërsa një pjestar i policisë ka mbetur i plagosur, përcjell INA.

Sipas informacioneve të para zyrtare persona të armatosur kanë ndaluar furgonin e policisë që po transportonte të burgosurin nga burgu i Idrizovës. Ata pasi që kanë ndaluar furgonin me një makinë të tipit “Audi”, nën kërcënimin e armëve kanë carmatosur dy pjestarët e policisë dhe është plagosur njëri nga policët.

Portale në gjuhën maqedonase kanë shkruar se bëhet fjalë për një të burgosur nga Tetova me inicialet M.B, i cili po vuante dënimin prej 20 viteve në burgun e Idrizovës. Ministria e Brendshme ende nuk ka dal me njoftime zyrtare, për të dhënë detaje mbi këtë rrëmbim. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

INFO

NA NDIQ