Rrëmbehet një person në Prishtinë, mbahet në banesë për ditë të tëra

0

Një person është rrëmbyer me 13 gusht në lagjen Dardania në Prishtinë. Ai është mbajtur pengë për ditë të tëra në një banesë.

Policia ka njoftuar se ka arritur që t’i dalë në gjurmë këtij rasti. Ndërsa mbrëmë rreth orës 22:00, njësitet policore arrijnë që ta lokalizojnë viktimën si dhe të dyshuarin.

Raporti i plotë i policisë:

Lagjja Dardani, Prishtinë 13.09.2020 – 22:00. Pas raportimit të rastit dhe ndermarrjes se masave operativo-hetimore nga Policia e Kosovës, konkretisht hetimet rajonale të Prishtinës, me datë 19.09.2020, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë kishte rrëmbyer dhe grabitur viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit nga Policia me urdhër të prokurorisë te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR (të bashkanigjura gjeni fotot e disa dëshmive-armëve, në këtë rast). Me vendim të prokurorit, janë inicuar veprat penale sipas kodit penal të RKS-së, ndersa i dyshuari është dërguar në mbajtjepër proceduar të mëtejme.