Rrëmujë dhe skandal në studio televizive, Gold AG e fyen gazetarin: “T’i q*** robtë” (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

21/06/2024

Një rrëmujë e madhe, tone të ashpra dhe gjuhë vulgare. Krejt këto ndodhën brenda një debati televiziv prej rreth një orë e gjysmë në emisionin Debat Plus të enjten në mbrëma.

Tema? Patriotizmi dikur dhe sot, ishte titulluar nga autorët e emisionit. Çka në të vërtetë u diskutua ishin fyerjet dhe ofendimet në studio. Protagonist ishte këngëtari Arian Agushi e përball tij gazetari Vullnet Krasniqi.

Duke diskutuar rreth një komenti të gazetarit Vullnet Krasniqi, ku ai i referohej Agushit si “debill këngëtar”, Agushi shfryu në drejtim të tij.

Pothuajse i tërë diskutimi e kishte zanafillën këtu.

“A po të qeshet. A i ke pa komentet, a ta ka rrokë lemza najkan te shpia. Të ngova, mos ta ni zanin kur t’foli unë”, i tha Agushi, Krasniqi.

Sipas Krasniqit, në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera e jo një oportunist, një artist me karrierë “të dështuar në Hip Hop”.

Derisa po fliste për aktivitetet e tij në muzikë dhe u përpoq të krijonte një lidhje mes patriotizmit e këngëve të tij, Agushi u përfshi sërish në një sherr që eskaloi me fyerje të rëndë ndaj gazetarit.

“Kam këngë patriotike për secilën ngjarje. Kam këngë për shembull me Kastriot Tushën për Ushtar Kavajën. Me shkrujtë në Google, Epopeja e Dukagjinit unë dal. Shkruje Epopeja e UÇK-së, unë dal”, tha Agushi.

Krasniqi ia preu shpejt me ironi.

Shihni pamjet KËTU:

“Kur ta shkrujsh Epopeja del ti a? Del ti, ti, ti, tani Adem Jashari”, i tha Krasniqi, Agushit.

“Jo, jo del kanga jem, mos fol palidhje, mos kce si speci në pasul. Trus bre qaty!”, tha ai, derisa u kap nga kamerat duke e ofenduar gazetarin nën zë: “Phu ta qifsha.. robtë në p** t’i q***”.

Krejt kjo ndodhi në studio pa u vënë re nga moderatori Ermal Panduri.

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË