Rrënohet restoranti i pronarit që bëri bujë me turistët spanjollë

0

Autoritetet shqiptare kanë marrë vendim për prishjen e restorantit “Panorma” i cili ndodhet në plazhin e Porto Palermos në Himarë me pronarin Mihal Kokëdhima, i cili u soll në mënyrë skandaloze ndaj turistëve spanjollë, duke bërë bujë në mediat botërore dhe rrjetet sociale.

Aktualisht ka rreth 100 forca police dhe të IKMT-së tek restoranti si dhe një vinç që do të shembë restorantin e Kokëdhimës.

Pritet largimi i orendive nga restoranti dhe hoteli qe ti filloj prishja e godines. Ndërkohë është shembur tabela kryesore me emrin e restorantit.

Kujtojmë që Mihal Kokëdhima ka marrë masën arrest me bu rg. Ai ndoqi dhe dhu noi turistët spanjollë pasi ata nuk qëndruan për drekë tek restoranti i tij nga pakënaqësia me shërbimin. /tch/