Rreth 130 nxënës në fshatin Odri të Tearcës nuk iu rikthyen bankave shkollore

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/02/2022

Gjysmë vjetori i dytë i shkollës nuk filloi për rreth 130 nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” të fshatit Odri të komunës së Tearcës, shkruan Alsat.

Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, nuk i kanë lëshuar fëmijët e tyre në mësim për shkak të kushteve të këqija në të shkollë.

Sipas tyre, klasat janë shumë të ftohta për shkak të dritareve të aluminit ndërkohë që ngrohja qendrore mezi mbulon 30 për qind të kapacitetit të shkollës.

https://youtu.be/JrXvkyU8HKM

“Problematikë në këtë shkollë nuk është vetëm ngrohja qendrore dhe kushtet e banjave, por edhe kjo klasë ku mësojnë parashkollorët, ku shkaku i lagështisë, shpesh ndodh që fëmijët të marrin dhe pneumoni, siç kanë qenë edhe dy rastet e fundit”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

“Janë paraqitur kërkesat tona në mënyrë permanente që kemi nevojë për intervenim, sidomos te nxehja, sepse në kushte shumë të rënda e zhvillojnë procesin mësimor. Jemi konsultuar për këto kaldaja, dhe nuk kanë siguresa për siguri, dhe kjo paraqet një rrezik shumë të madh që nuk do të donim të ndodhte dhe i kemi paralajmëruar. Bojkoti do vazhdojë deri sa të sigurohet nxehje për fëmijët”, tha Lavdim Farizi, Kryetar i këshillit të prindërve.

“Ato kushte që i kemi vendosur ne si prindër deri sa t’i plotësojnë ne fëmijët në shkollë nuk i dërgojmë. Arsyeja është se fëmijët gjithnjë i kemi të sëmurë, nuk kanë as kushte elementare. Turp në këtë kohë të merremi me këto gjëra, në vend se të kërkojmë modernizimin e shkollës, ne kërkojmë kushte elementare”, u shpreh një banor.

“Kjo është punë voluminoze kërkon kohe, plus dhe kushtet klimatike janë, dhe kjo shkon me prokurime publike që jemi të detyruar si institucion t’i zbatojmë. Edhe po t’i kemi paratë në këtë kohë është vështirë të intervenohet, qoftë tek dritaret apo sistemi i ri i nxehjes. Deri më tani nuk ka pas projekt të shkruar as për çështjen e dritareve as për nxehjen qendrore”, theksoi Muhamet Rexhepi, Sektori për arsim – komuna e Tearcës.

Gazetari: Kush duhet të mbaj përgjegjësi që ka mbetur në atë gjendje shkolla që prej dy dekadash?

“Realisht përgjegjësia bie mbi komunën se është themelues i saj”, u shpreh tutje Rexhepi.

Edhe ato pak intervenime, siç është lyerja e brendshme e shkollës dhe zbukurimet, janë bërë me financat dhe angazhimin e vetë prindërve të nxënësve të shkollës fillore Faik Konica në fshatin Odër të Tearcës./Alsat

TË FUNDIT

Arben Fetai reagon pas vendimit të deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në VLEN

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Taravari: Në vitin 2024 thamë që do e sjellim ndryshimin, por tash nuk mund të themi me krenari që kemi sjellur ndryshim

Taravari: Populli zgjedh Aleancën për Shqiptarët! Shihemi në Tetor!

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË