Rreth 150 nxënës shqiptarë në Krushevë mësojnë në kushte çnjerëzore, kërkojnë ndihmë për ta renovuar shkollën

INA
INA

22/01/2024

Arsimtarët dhe banorët e fshatit shqiptarë të Krushevës, kanë nisur në nismë për ta renovuar dhe zgjeruar hapësirën e shkollës. Bëhet fjalë për fshatin Nerovë, ku mësojnë rreth 150 nxënës nga parashkollorja deri tek klasa e nëntë, por hapësira është tepër e ngushtë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në kushte tepër të vështira dhe mungesë të ambienteve të përshtatshme, arsimtarët bëjnë pauzë në korridorin e shkollës. Klasat ku mësojnë nxënësit janë tepër të dëmtuara dhe nuk kanë asgjë tjetër përpos shkumësit

Në mungesë të mbështetjes së Komunës dhe institucioneve qëndrore, ky fshat kërkon ndihmën e biznesmenëve shqiptarë, diasporës shqiptare, bashkëfshatarëve dhe të gjithë njerëzve që kanë mundësi për të ndihmuar për të krijuar kushte normale për vijimin e mësimit.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri kohë më parë e ka vizituar shkollën dhe është njoftuar me kushtet e rënda. Ai ka thënë se mund të aplikojmë me projekt për zgjerim por problemi është që fshati nuk ka plan detal urbanistik që të mundët komuna të aplikoje me projekt adekuat.

Lidhur me këtë në uebfaqen e fshatit Nerovë, ata kanë posutuar edhe apelin për ndihmë:

“Në dritën e nevojës për një arsim cilësor dhe mjedis më modern, kemi nisur një projekt të rrenovimit apo zgjerimit të shkollës sonë. Kjo iniciativë synon të sjellë ndryshime të rëndësishme në infrastrukturën shkollore, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e aftësive dhe dijes së nxënësve tanë.
Me pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj, mund të ndërtojmë një tjetër kapitull në historinë e shkollës sonë. Ndihma juaj është e çmuar për të bërë ndryshime thelbësore që do të reflektojnë në cilësinë e arsimit dhe mirëqenien e komunitetit tonë.
Ftojm të gjithë ata të cilët kanë shpreh interes për të ndihmuar në rrenovimin e shkollës duke filluar nga mësues, profesorë, polic, ushtarë të gjithë ju bashkëfshatar dhe në veçanti edhe ju nga diaspora që të na mbështetni në këtë projekt të madhë dhe për të ardhmen e çdo njërit.
Një thënie thotë: “Edukata është arma më e fuqishme, të cilën ne mund t’a përdorim për të ndryshuar botën,” thuhet në njoftim.

Përveç shkollës fillore të fshatit Norovë, edhe në shkollat tjera të kësaj komunë kushtet janë të ngjashme.

Sipas mësuesve, që nga viti 2004 në shkollat e fshatrave shqiptare të Krusheves nuk është investuar aspak.

Ndërkohë, mbi 450 nxënësve shqiptarë ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në tre shkolla periferike të komunës së Krushevës. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Nora-Taravari-921x614

Fjalimi emocional i zonjës Taravari, citon një hadith domethënës

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

rama shkup

Rama nga Elbasani: Në zgjedhjet e 2025, fitore më e madhe

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ