Rreth 300 nxënës të Vizbegut nga shtatori do të ulen në bankat e shkollës së tyre

ina-online
ina-online

29 Gusht, 2023

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se gjatë muajit shtator nxënësit e Vizbegut në Shkup do të mësojnë në shkollën e tyre. Gjithashtu, Shaqiri ka njoftuar se kjo shkollë e bukur, moderne, në fazën finale ndërtimore dhe me shumë gëzim do i pret nxënësit e parë shumë shpejtë. Shton se sot kjo shkollë mori dritë jeshile edhe nga Qeveria.

Për realizimin e këtij projekti, Shaqiri ka thënë se ndjehet tepër i lumtur dhe ka falënderuar në veçanti, zëvendëskryeministrin e parë të vendit, Artan Grubi.

“Shkolla do të filloj me procesin edukativo arsimor duke i ulur në bankat shkollore rreth 300 nxënës, që dukshëm do ta lehtësoj funksionimin e prindërve të kësaj lagjeje të cilët deri tani i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollat tjera në lagjet fqinje. Po, jam krenar që mbaj vulën e shkollës në Vizbeg bashkë me të gjithë shokët qeveritar që ndihmuan këtë proces të vijë deri në finale që nga iniciativa dhe këmbëngulja e vazhdueshme e ZKPM z. Artan Grubi për tu mbaruar ky projekt”, ka shkruar Shaqiri.

E zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se edhe një premtim i madh është realizuar në tërësi. Sipas Grubit, fjala e dhënë është e shenjtë.

Ai nëpërmes një statusi në rrjetin social, “Facebook”, ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë është dhënë dritë jeshile që nxënësit e Vizbegut në komunën e Butelit, të fillojnë mësimin në shkollën e tyre amë.

“Një projekt shumë modern edukativo-arsimor me një kapacitet për 300 nxënës dhe me të gjitha elementet e nevojshme për funksionim, si në aspektin teknik ,ashtu edhe profesional. Me finalizimin e këtij projekti, gjeneratave të reja u ofrojmë kushte më të mira për mësim por njëkohësisht edhe lehtësojmë punën e prindërve të cilët më herët fëmijët i kanë dërguar në shkolla tjera më të aferta. Bashkë me Jetonin dhe kolegët ministra, punojmë që sistemi arsimor të vendoset në binarë të duhur”, ka shkruar Grubi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

artan grubi

Grubi: Tentativë për të nxitur krizë dhe destabilizim të situatës

dimitar kovacevski

Kovaçevski dënon ngjarjet në veriun e Kosovës

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

wagner-vagner-kosovo

Ai është i pranishëm grupi mercenarë Wagner?

Kasami

Kasami: Sulmi në Veri të Kosovës, është sulm terrorist

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Dënoj sulmin vrastar ndaj policisë së Kosovës, destabilizon rajonin

sanxhak femijet shqiptare

SANXHAKLINJTË JANË ME ORIGJINË SHQIPTARE!

Arben Taravari

Taravari: Dënoj me ashpërsi sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës

tetove plisi

Manifestim dinjitoz në Tetove kushtuar Ditës së Plisit

INFO

NA NDIQ