Rreth 800 shqiptarë edhe në Bujanoc të shlyer nga lista zgjedhore

0

Viti 2020 do të jetë viti kur priten ndryshime në skenën politike lokale në komunën e Bujanocit, përderi sa pozita pretendon ta ruaj “status quo“opozita pretendon marrjen e timonit të pushtetit lokale, e gjith kjo mund të konstatohet vetëm pas shpalljes së rezultatev përfundimtare.

Përçarja mes subjekteve politike shqiptare sipas opinioneve të popullatës nuk i kontribuon askujt, ngase siç thonë të intervistuarit, subjektet politike duke u marrë me propagandën politike kanë harruar se pasivizimi i adresave mund ti lërë jasht listave zgjedhore shumë qytetarë të cilët do ta humbin të drejtën e votimit.

Presheva.com jozyrtarisht ka mësuar se rreth 800 persona nuk figurojnë në listën zgjedhore dhe kjo, po sipas këtyre burimeve do të shkojë në dëm të subjekteve shqiptare.
“Përderisa çdo ditë i shohim udhëheqësit e pushtetit ashtu edhe ata të subjekteve politike duke u grindur apo kritikuara mes vete, shihet qart se asnjëri dhe as tjetri nuk kan seriozitet në marrjen e udhëheqsisë së komunës e aq më pak zgjidhjen e problemeve që janë grumbulluar prej vitesh.

Në njëfar mënyre mundohem ti kuptojë kritikat nga ana e opozitës pasi që kjo mund të ndikon pozitivisht apo të çon në përmirsim e udhëheqjes së pushtetit lokal, por kur shohim se pushtetarët e komunës sonë nuk ngopen me atë që u është ofruar dhe kan mjaft kohë të lirë për tu marrë me pushtetin e Preshevës këtu kuptohet se aspak nuk kan qasje serioze, por përfitime personale” është shprehur një qytetare e Bujanocit, e njohur për redaksinë.

Në pyetjen se sa e dëmton procesin zgjedhorë, sidomos ardhmërinë e shqiptarëve në Komunën e Bujanocit përçarja mes subjekteve politike dhe largimi i rreth 800 personave nga lista zgjedhore, kemi marrë përgjigje të ndryshme nga tri subjekte politike, PD, APN dhe LPD.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Sali Slihu kësaj pyetje iu është përgjigjur:

“Fshirja e rreth 800 personave nga lista zgjedhore e komunës së Bujanocit është diskriminim i vazhdueshëm nga qeveritë e ndryshme në Serbi, e cila pas suksesit të arritur në Medvegjë, ku zvogëloi në masë të madhe numrin e shqiptarëve, të njejtën politikë po përpiqet ta implementojë edhe në Bujanoc.

Një veprim i tillë sigurisht që ka për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor duke minimizuar rolin e faktorit politik shqiptar në Luginë të Preshevës.

Pos qeverive të ndryshme në Serbi, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë edhe deputetët e deritanishëm shqiptar në Parlamentin Republikan të Serbisë që janë thirrur në emër të mbrojtjes së interesit shqiptar, por që vazhdimisht kanë votuar çdo qeveri dhe çdo politikë të tyre, politikë kjo e cila na ka sjellë në këtë situatë.

Partitë politike shqiptare kanë dallime dhe mospajtime të shumta, por nuk do të kisha thënë se janë të përçara. Dua të ju kujtoj se në momente të rëndësishme kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar, edhe partitë edhe populli kanë marrë vendime të rëndësishme të përbashkëta.

Këtu dua të potencoj vetëm disa vendime ku partitë politike shqiptare kanë qenë unike në vendimet e tyre për interes kombëtar, si: Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, Marrëveshja e Konçulit (2001), Platforma politike e Janarit të vitit 2006, Masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (Plani 7 pikësh) të Marsit 2013, Rezoluta e Parlamentit të Republikës së Kosovës e majit 2013, Vendimi mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të shtatorit të vitit 2015, si dhe së fundmi deklarata politike e 14 korrikut 2018 drejtuar institucioneve të Qeverisë së Kosovës e aprovuar nga këshilltarët shqiptarë të tri kuvendeve Bujanoc, Preshevë, Medvegjë.

Përkundër këtij uniteti për interesa kombëtare, sigurisht që kemi shumë dallime dhe mospajtime në mënyrën e qeverisjes së pushtetit lokal.

Partia Demokratike nuk mund të rrijë duarkryq dhe të shikojë se si keqmenaxhimi e keqpërdorimi i parasë publike e ka sjellur komunën e Bujanocit në gjendje të rëndë financiare, ku përafërsisht në çdo të 10-tën ditë komuna gjendet në bllokadë financiare.

Nuk mund t’i mbyllim sytë para vjedhjes së kafshatës së fëmijëve e amnestimit të kryerësve të këtyre veprimeve. Nuk jemi pajtuar e nuk do të pajtohemi që bujku i vërtetë të subvencionohet njejtë me një drejtor të ndërmarrjes publike apo kryeshef të administratës komunale.

Nuk mund të themi se jemi në rregull, kur mjekët shqiptarë diskriminohet po nga ky pushtet i shqiptarëve.

Partia Demokratike do të jetë bashkë me çdo parti shqiptare që synon të punojë për interesat e përbashkëta, por do të refuzojë të bëhet pjesë e keqpërdorimeve, hajnisë dhe korrupcionit” është përgjigjur Salihu.

Në pyetjen se sa e dëmton procesin zgjedhorë, sidomos ardhmërinë e shqiptarëve në këtë komunë përçarja mes subjekteve politike dhe largimi i rreth 800 personave nga lista zgjedhore?

Nënkryetari i APN-së në Bujanoc Fismir Jahiu kësaj pyetje iu është përgjigjur:

“Me shumë kujdes jemi duke i ndjekur zhvillimet, dhe në vazhdimësi e përcjellim porosinë se për ne si parti politike është me shumë rëndësi ruajtja e votës shqiptare në Komunën e Bujanocit.

Largimi i votuesve shqiptarë nga lista zgjedhore si dhe largimi i një numri të madh të të rinjve shqiptarë në drejtim të vendeve përndimore, janë faktor dekurajues dhe demotivues për pjesëmarrje poltike.

Përçarja mes subjekteve poltike ka dëmtuar shumë procese, ka ulur fuqinë të liderve, shkaku i veprimeve të njëanshme e pa koordinim.

Kjo mungesë e bashkëpunimit mes partive shqiptare tregon qartë shkurtpamësinë e udhëheqësve tanë politik, mungesën e vizionit dhe seriozitetin e tyre, prandaj edhe kemi këso lloj situata ky rrezikohemi çdo ditë nga dukuria e shlyerjes së qytetarëve shqiptarë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nga regjistri civil.

Megjithatë pengesa kryesore për koalicione parazgjedhore mes partive shqiptare mbetet sistemi zgjedhor me lista të mbyllura në Republikën e Sërbisë, ky system i fsheh anëtarët e listave prapa partive politike dhe nuk i nxjerr kandidatët në garë të drejtpërdrejtë me rivalët e tyre.

Nëse do të kishim sistemin e hapur me modelin e një njësie zgjedhore, atëher do të ishte e udhës të shkohet me një listë të përbashkët, një sistem i tillë do të lejonte të ruanim votat shqiptare dhe njëkohësisht do ti mundësonte qytetarve të votojnë kandidatin e preferuar.

Përparësia e këtij sistemi zgjedhorë është se zvogëlon fuqinë e partisë që mund të jetë e centralizuar tërësisht, e që për momenti ky lloj centralizimi është problem kryesor i partive shqiptare, të kontrolluara nga një grup i vogël i personave që janë afër figurave kryesore brenda subjekteve politike.

Nëse në të ardhmen rrezikohet vota shqiptare, pavarësisht se me çfarë sistemi zgjedhor kemi të bëjm do të preformojm me një listë të përbashkët. Alternativa për Ndryshim do të garoj në zgjedhjet e ardhshme për të bashkuar shqiptarët në këtë vend.

Na duhet një strukturë e re politike që i bashkon gjithë shqiptarët, që rikthen besimin, shpresën dhe dinjitetin tek qytetarët.

Të gjithë duam të njëjtën gjë – një jetë me dinjitet dhe një mundësi të drejtë, për një të ardhme më të mirë” është përgjigjur Jahiu.

Lidhur me pyetjen, sa e dëmton procesin zgjedhorë, sidomos ardhmërinë e shqiptarëve në komunën e Bujanocit përçarja mes subjekteve politike dhe largimi i rreth 800 personave nga lista zgjedhore, edhe LPD ka shfaqur qëndrimin e sajë.

Anëtari i kryesisë së LPD-së është përgjigjur:

“Serbia në vendin ku po jetojmë ne, po vazhdon shkeljen flagrante të të drejtave njerëzore, përkatësisht përdorim të metodave represive ndaj popullatës shqiptare që jetojnë në Bujanoc Preshevë e Medvegjë.

Një shtet që i shkel të drejtat elementare jetësore ndaj përkatësisë kombëtare shqiptare padyshim që meriton reagim dhe masa ndaj atij shteti sidomos nga unioni europian, ku dëshiron të integrohet Serbia.

Padyshim që kur janë pyetje interesat elementare njerëzore, interesat kombëtare, dobitë e përgjithshme për popullatën, i gjithë spektri politik duhet të jemi me qëndrime të njejta të mbrohen dhe të realizohen të drejtat për popullsinë shqiptare që jeton në Serbi.

Përçarja në baza politike ishte e kushtueshme për shqiptarët në Bujanoc e Medvegjë, por filloi me subjektin tonë.

Disa oponentë tanë politik dhe emisarët e Beogradit ishin njëzëri dakord se kishin arritur të zvogëlonin votat e partisë tonë.

Kishte arsye sipas tyre sepse Lideri jonë tashmë i ndjerë ishte zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve. Nga këtu bëjmë thirrje që të kemi qëndrime të përbashkëta si subjekte shqiptare, pasi nga pushteti në Beograd po shohim përdit vështirësim të jetës së shqiptarëve në të gjitha fushat.
Pasivizimi i vendbanimit për banorët shqiptar është shumë i rrezikshëm, kjo duhet të menjanohet përmes mekanizmave institucional por si?
Vetëm duke qenë kombëtarisht të rreshtuar në një vij, edhe pse në disa subjekte. Pastaj koordinimi me Shqipërinë e veçanërisht me Kosovën që zhvilloj reciprocitet me serbët në Kosovë.

Duke i parë padrejtësitë e shumta që po na ndodhin Ardhmërinë e shohim në bashkëngjitje me Kosovën” është përgjigjur anëtari i kryesisë së LPD-së./presheva.com