Rrethohet objekti i komunës së Istogut nga njësia speciale

Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës është duke zhvilluar disa operacione policore.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Reporterit se ky operacion është duke u zhvilluar në disa lokacione dhe rajone të ndryshme të vendit.

Trupat e Njësisë Speciale tani kanë rrethuar edhe objektin e Komunës së Istogut.

Kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, tha për Gazetën Sinjali se ky është një aksion rutinor.

Ai tha se nuk ka informacion se cili është qëllimi i këtij aksioni ose nëse është arrestuar dikush, pasi që momentalisht nuk ndodhet në zyre.

“Natyrisht që po, është e vërtetë që ka ndodhë një aksion nga policia. Policia e ka punën aty, është normale. Është rutinë ajo punë”, tha Rugova.