Rreziqet dhe problemet që vijnë nga akulloret e vjetëruara

INA
INA

14 Korrik, 2023

Ditët e ngrohta kanë filluar dhe akulloret rikthehen të preferuara për mjaft konsumatorë.

Por duhet të dini diçka me rëndësi.

Helmimi është rreziku kryesor që vjen nga një akullore e paketuar keq dhe e vjetëruar, ose e sezonit të shkuar.

Duhet të dini që data e skadencës nuk duhet të jetë informacioni i vetëm që duhet t’ju mjaftojë për të vendosur nëse një akullore është e sigurt për t’u ngrënë apo jo.

Duhet të shikoni më kujdes nëse akullorja ka një paketim të hapur, të fryrë ose nëse është ruajtur në kushtet e duhura.

Akulloret e vjetëruara, raporton AgroWeb.org, kanë tendencën të jenë objektiv më i lehtë i baktereve të dëmshme.

Baktere lulëzojnë në ushqime të pasura me proteina siç janë vezët, shpendët, mishi, peshku dhe produktet e bulmetit.

Ngrirja e ngadalëson rritjen e baktereve, por jo domosdoshmërisht i vret ato.

Rreziku qëndron nëse ju keni lënë një akullore të hapur në frigorifer, e cila tashmë me siguri është kthyer në “shtëpinë”e baktereve.

Sapo ta nxirrni nga frigoriferi, bakteret do të lulëzojnë menjëherë duke shtuar rrezikun e helmimit.

AgroWeb.org ju këshillon të mos konsumoni akullore, paketimi i së cilës lë për të dëshiruar sepse mund të jeni në rrezik.

Sigurohuni që akullorja është tërësisht e ngrirë dhe jo e qullët. Sigurohuni që frigoriferi gjithashtu të jetë i ngrirë në mënyrë solide.

Akulloret e pahapura ose të ruajtura në mënyrë perfekte në minus 17 gradë celcius mund të jenë të sigurta për konsum deri në 2-3 muaj.

Nëse planifikoni ta mbani më gjatë se aq atëherë mbështilleni me karton ose qese plastike me vakum për të ruajtur cilësinë e akullores.
Si të dalloni një akullore jo cilësore

Nëse dëshironi të mësoni se si dallohet një akullore që nuk është cilësore, duhet ta shikoni me kujdes.

Akulloret që janë të prishura e që jo domosdoshmërisht kanë një shije të keqe, kanë kristale akulli të formuar në majë të saj dhe në bishtin e kaushit të paketuar.

Akulloret janë një mënyrë për të marrë yndyrna të shëndetshme, kalcium, enzima, vitamina dhe minerale.

Por kjo vlen gjithnjë nëse përdor qumësht të vërtetë, vezë të vërteta dhe ëmbëlsues të shëndetshëm.

Akullorja më e mirë bëhet në shtëpi. Recetat janë të ndryshme dhe variojnë nga shija por kryesisht një recetë e thjeshtë kërkon qumësht, vezë, sheqer, reçel, niseshte, vanilje, arra ose bajame./AgroWeb

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

barku..

Vjeshta, koha më e mirë për të humbur peshë; Çfarë duhet të bëni?

KAFE

A shkakton kafja dhimbje koke – Cila është doza e saktë ditore

stres

A mund të trashëgohen sëmundjet mendore?

muskuj - shpimda - dhimbje

Ju dhëmbin muskujt pa arsye? Ja nga çka po vuani

Arra

Pse duhet të hani disa kokrra arra në mëngjes

kompjuter

Punoni para kompjuterit? Ja vitamina që ju duhet

Dhembe buzeqeshje

Ekspertët: Mos larja e dhëmbëve para gjumit mund të rrisë shansin për një sulm në zemër

QUMSHT

Kur duhet pirë qumështi, në mëngjes apo në mbrëmje?

ushqim2-707x383-600x360

Artikujt të cilët duhet t’i konsumoni saktësisht në kohën e caktuar të ditës

INFO

NA NDIQ