Rriten çmimet për blerjen e banesave

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/02/2022

Banesat po shtrenjtohen në vend, por jo vetëm të rejat, por edhe të vjetrat. Këtë e konfirmojnë agjencitë për patundshmëritë në mbarë Maqedoninë. Ata thonë se sot kemi çmime që nuk kanë ekzistuar më parë. Kjo është për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve, ndërsa në disa qytete është edhe për shkak të kërkesës së lartë për banesa, shkruan “Faktor”.

“Në Manastir tashmë kemi çmim prej 1.000 euro për banesa të reja, ndërsa 700 euro për metër katror për banesa të vjetra. Banesat e vjetra kanë filluar të mbajnë çmime dhe kjo shihet në shpallet, por disa nga ato çmime janë joreale sepse disa apartamente janë në gjendje të mirë, e disa kanë nevojë për rinovim. Ajo që vërej është se banesat e vjetra në katin e 1-rë, 2-të dhe 3-të kanë një çmim”, thonë nga agjencia për patundshmëri në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Ohër, shtojnë nga atje, e njëjta gjë po ndodh. Banesat e reja arrijnë deri në 1.300 euro për metër katror, ndërsa të vjetrat nga 700 deri në 900 euro.

“Çmimet nuk janë reale për apartamentet e vjetra. Por për shkak të kërkesës, pronarët e banesave të vjetra po mbajnë çmim të lartë”, thotë një agjenci për patundshmëri në Ohër.

Ky trend është i pranishëm thuajse në të gjithë vendin, me theks në qytetet ku në mënyrë të paracaktuar ka interes për blerjen e pasurive të patundshme.

“Materialet po shtrenjtohen, çmimet e banesave të reja dhe të vjetra po rriten. Dhe ai që shet një apartament të vjetër, zakonisht planifikon të blejë një pronë tjetër. Pas blerjes së banesës së vjetër, nëse ka renovim, zakonisht bëhet ndërrim i dyerve, dritareve, dyshemeve, kanalizimeve”, thonë nga agjencia “Elinor” nga Tetova.

Agjencitë sqarojnë se shpesh ndodh që personat që blejnë një apartament të vjetër për rinovim japin 10 mijë euro dhe në fund shuma totale e shpenzuar do të jetë pothuajse e njëjtë me atë që do të jepnin për të blerë një apartament të ri.

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË