Bahri Cani
Vjen një lajm i mirë për punëtorët: Bundestagu gjerman ka vendosur në këto momente për rritjen e pagesave minimale për një orë punë.
Në vitin 2026 pagesa minimale do të rritet në 13,90 euro për një orë punë. Ndërsa nga viti 2027 do të rritet edhe 70 cent të tjerë, që do të thotë se në vitin 2027 më nuk do të ketë asnjë pagesë më të vogël se 14,60 euro për një orë punë.
Pagesat minimale aktualisht janë më së paku 12,82 euro për një orë punë.
Ky niveli më i ulët vlenë pra për të gjithë punëtorët, pavarësisht se ku punojnë. Por për fusha të ndryshme ekonomike pagesat minimale janë më të larta se kaq.
Siqoqoftë, ky është vendimi i fundit, që do të thotë se pagesat minimale në Gjermani do të rriten edhe në dy vitet e ardhshme.