Rriten rrogat e policëve, mjekëve, arsimtarëve … në Kosovë

Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik, do të këtë lëvizje të pagave edhe të zyrtarët policor, mjekëve, mësimdhënësve dhe kategorive tjera.

Policët

Me caktimin e vlerës së koeficientit tashmë të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës e dinë sa është paga bruto e tyre, pa shtesa.

Drejtori i përgjithshëm i policisë ka koeficientin 14.5 (1,522 euro), zv.drejtori i përgjithshëm 12.8 (1,344 euro) ndërsa Drejtori i Departamentit në Polici ka 11.2 (1,176 euro). Këto tri pozita paguhen në bazë të funksionit dhe jo të gradës.
Ndërsa koloneli, që është grada më e lartë në polici do të paguhet me koeficientin 10.2 (1,071 euro), nënkoloneli 9.2 (966 euro), majori 8.2 (861 euro), kapiteni 7.4 (777 euro), togeri 7 (735 euro) dhe rreshteri 6.4 (672 euro).

Ndërsa policët që nuk kanë gradë do të paguhen: Polici i lartë me koeficientin 5.9 (619 euro), Polici me koeficientin 5 (525 euro), Polici i ri 4.5 (472 euro) dhe kadeti policor me koeficientin 2 (210 euro).

Mjekët

Paga e mjekëve sipas përllogaritjes së koeficientit 7.4 del të jetë 777€.Ndërsa, në 12 për doktorët specialistët, 1,260 euro.

Ndërsa, ligji parasheh kompensim për kujdestari, për punën gjatë natës e për punë jashtë orarit. Kujtojmë se vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur sot se vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105. Sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të kësaj shifre?Ligji për paga i publikuar para pak javësh në gazetën zyrtare ka zbuluar koeficientin e pagave.

Arsimi

Sipas asaj që shihet aty, mësimdhënësi i shkollës së mesme ka koeficientin 5.8, ndërsa ai i shkollës fillore, 5.6.

Duke e llogaritur me vlerën e koeficientit, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 609 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 588 euro.