Rriten shpenzimet për ndërtim të shtëpive dhe banesave në Maqedoni

Indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual.

Përfituesit kryesorë të të dhënave mbi indeksin e kostove të ndërtimit për objektet e reja të banimit individual janë ndërmarrjet e ndërtimit, të cilat i referohen lëvizjes së kostove të ndërtimit në llogaritjet gjatë lidhjes së kontratave të ndërtimit.

Sipas Entit shtetëror për Statistikë, në tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, kostot e ndërtimit për objektet e reja të banimit individual janë më të larta për 1.7 për qind, kostot për materiale për 2.2 për qind dhe kostot e punëtorëve për 0.6 për qind.

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 16.2 për qind, kostot për materiale për 14.9 për qind dhe kostot e punëtorëve për 19.0 për qind.