Rriten zërat në Kataluni/ Xavi është favorit për t’u bërë trajner i Barcelonës

Në Kataloni sot po raportohet se ka një favorit të ri për t’u bërë trajner i Barcelonës në rast të shkarkimit të Ronald Koeman.
Sipas gazetarit shumë të besueshëm, Fernando Polo, legjenda e klubit, Xavi Hernandez është favorit për t’u bërë trajner i Barcelonës, transmeton Indeksonline.
Siç raportohet, Xavi momentalisht është prioriteti i presidentit, Joan Laporta dhe më favoriti nga të gjithë kandidatët për t’u bërë trajner i katalunasve.
Roberto Martinez më nuk është favorit për t’u bërë trajner i Barcelonës.