Rritet bilanci i viktimave, 3 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

0

Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vend, ndërkohë që në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH-së, një prej viktimave, një 44 vjeçare ishte nga Tirana, e cila prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Po ashtu nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.
balkanweb back button logo balkanweb e madhe

BW FLASH NEWS

RRITET BILANCI I VIKTIMAVE, 3 TË VDEKUR NGA COVID-19 BRENDA 24 ORËVE COVID-19 RIKTHEHET NË FIER, PUNONJËSI I KADASTRËS DEL POZITIV, I PREKUR DHE XHAXHAI I TIJ. DYSHOHET SE U INFEKTUAN NË NJË FESTË FAMILJARE VIDEO/ SËRISH SHIFRA TË LARTA NË VEND, 99 RASTE POZITIVE ME COVID-19 PREVIOUSNEXT

Fillimi > -Sociale
Rritet bilanci i viktimave, 3 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve
16 Korrik, 2020 10:36 |

Msh Covid Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vend, ndërkohë që në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH-së, një prej viktimave, një 44 vjeçare ishte nga Tirana, e cila prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Po ashtu nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.’, theksohet në njoftimin e MSH-së.
COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)
Testime totale 34175
Raste pozitive 3851
Raste të shëruara 2137
Raste Aktive 1610
Humbje jete 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)