Mjekët thonë se disa prindër e ruajnë dinamikën e imunizimit, ndërsa disa prej tyre i vaksinojnë fëmijët pasi kanë nevojë për një certifikatë për në kopsht. Po ashtu theksojnë se mospranimi i fëmijëve në çerdhe pa e marrë vaksinën kundër difterisë ka dhënë rezultat.
“Shumë prindër kur vijnë këtu thonë që po mos të ishte çerdhja nuk do ta vaksinoja fëmijën, kështu që çerdhet definitivisht kanë dhënë sukses dhe shpresoj që nuk do të presim epidemi të re që çerdhet të kërkojnë MRP vaksinën, që pastaj prindërit t’i sjellin për t’i vaksinuar fëmijët me MRP vaksinën.”, – deklaroi mjekja, Sanja Cilevska Mlladenovska.
Prindërit e kanë kuptuar se nuk mund të marrin një certifikatë pa e vaksinuar fëmijën, ndaj tani po përpiqen të marrin një certifikatë që për disa arsye duhet ta prolongojnë.
“Kohë për kundërindikacion mund të vendosim kur vërtet ekziston diçka e tillë për momentin. Kemi rekomandime nga specialistë kur është ndonjë diagnozë më serioze e fëmijës. Kur kanë fruth ose infeksione tjera më serioze, atëherë e prolongojmë vaksinimin për një kohë të caktuar derisa mendojmë se është e nevojshme dhe pastaj e thërrasim fëmijën për të marrë vaksinën.”, – theksoi mjekja, Sanja Cilevska Mlladenovska.
Mjekja Mlladenovska thotë se për dallim nga disa bashkëqytetarë tanë që janë skeptikë, të huajt që jetojnë në Shkup dhe kanë fëmijë për vaksinim vijnë në pikat e vaksinimit dhe imunizojnë fëmijët. /rtvm2
Rritet kërkesa për vaksinimin e fëmijëve kundër difterisë , pasi pa të nuk pranohen në kopshte
INA
13/09/2024
TË FUNDIT