Rritet numri i pacientëve që duan të dëshmojnë kundër Zhan Mitrevit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19 Shkurt, 2023

Prokurori Publik, Gavril Bubevski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se po rritet numri i pacientëve që duan të dëshmojnë kundër Zhan Mitrevit dhe Klinikës së tij, lidhur me mjekimin me metodën e hemofiltrimit. Numri që dihej, sic percjell KlanM, ishte 283 pacientë.

“Po, ky numër do të rritet dhe ndërkohë është rritur. Do të shohim tani, në gjykatë ndodh kryesorja. Atje do të përballen argumentet e Prokurorisë dhe palës mbrojtëse dhe do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i gjykatës lidhur me veprimet mashtruese për të cilat Prokuroria vlerëson se do t`i dëshmojë” – tha Gavril Bubevski, Prokuror Publik.

Ndërkohë përmes një komunikate, sic percjell KlanM, nga Klinika “Zhan Mitrev” kanë bërë thirrje që Prokuroria Publike të prononcohet për relacionin midis hetueses dhe pronarit të portalit DokazMk, Marjan Stamenkovski, kundër të cilit Klinika ka dorëzuar kallëzim penal.

Nga kjo klinikë shtrojnë pyetjen nëse ekzistojnë indikacione për lidhje të një biznesmeni të njohur të Shkupit, pronar I një spitali privat tek materiali që është gjetur tek Stamenkovski. Gjithashtu sic thonë nga Klinika “Zhan Mitrev” nëse hetuesja që ka furnizuar Stamenkovskin me informacione për hetimet kundër Zhan Mitrevit ka punuar sipas direktivave të biznesmenit.

Duke marrë parasysh dëmin e shkaktuar ndaj Klinikës “Zhan Mitrev” ekipi juridik kërkon nga PTHP-ja t`i bashkangjitet ndjekjes penale.

Ndryshe, sic njofton KlanM, Gjykata Penale për 28 shkurt ka caktuar seancën e parë kundër mjekut Zhan Mitrev, i akuzuar për mashtrim gjatë shërbimeve mjekësore në spitalin e tij privat. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

INFO

NA NDIQ