Rritet vlera minimale e K15, arrin në 13.672 denarë

INA
INA

06/06/2023

Shuma minimale e K-15 këtë vit shënon rritje dhe do të jetë 13.672 denarë duke u bazuar në kalkulimet që rezultojnë pas rritjes së pagës mesatare në Maqedoninë e Veriut, informon PRESSonline.al.

Afati i pagesës së regresit është data 31 dhjetor dhe kompanitë do të marrin dritën jeshile për pagesën që në datën 1 korrik të këtij viti. Kërkesa e vetme për një punonjës për të marrë një K-15 është të jetë i punësuar në kompani për të paktën 6 muaj dhe, natyrisht, të jetë i regjistruar siç duhet për orar të caktuar ose të pacaktuar të punës.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sqarojnë se paga mesatare neto në Maqedoni në 3 muajt e fundit ka qenë 34.197 denarë, ndërsa kjo nënkupton 40 për qind nga kjo shumë është 13.672 denarë.

Nga aty, ata bëjnë të ditur se përkundër gjobave të larta, një numër i madh i kompanive çdo vit tentojnë të gjejnë arsyetime të ndryshme për të mos paguar kompensimin e punëtorëve.

“Vetëm vitin e kaluar kemi regjistruar mbi 3000 ankesa për të drejtën e shkelur për regres të pushimit vjetor. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet ligjore për çdo ankesë veç e veç, janë bërë kundërshtime dhe janë ngritur padi në gjykatë – thonë nga LSM.

Një tjetër dukuri që kërkon kohë për t’u çrrënjosur, komenton Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është praktika e punëdhënësve që kërkojnë nga punonjësit t’i kthejnë paratë për K-15 në dorë, të cilat më parë janë transferuar në llogarinë e tyre.

“Nëse shefi i kompanisë nuk dëshiron t’ua paguajë K-15 punëtorëve, atëherë ai përballet me gjobë deri në 4000 euro dhe për ata punëdhënës që kërkojnë që paratë e paguara për K-15 t’u kthehen parashikohet dënim me burg nga 3 deri në 12 muaj – sqarojnë nga LSM.

Ku të drejtohem nëse nuk më paguhet K-15?

Nëse i punësuar mendon se punëdhënësi nuk i siguron të drejtën e regresit për pushimin vjetor, atëherë mund të paraqesë ankesë pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës për konstatimin e parregullsive të mundshme.

Cilat kompani janë të përjashtuara nga pagesa e K-15?

Sipas Kontratës së Përgjithshme Kolektive për sektorin privat të ekonomisë, dispozitat e kontratës kolektive në lidhje me pagesën e pushimeve janë të detyrueshme për të gjithë punëdhënësit në sektorin privat.

Nuk ka asnjë kompani që është e përjashtuar nga pagesa e regresit për pushimin vjetor.

A ju takon K-15 edhe të punësuarve në administratën shtetërore?

Sipas Marrëveshjes Kolektive Rajonale për organet e administratës shtetërore, shërbimet eksperte të Qeverisë, gjykatat, prokuroritë publike, drejtoritë ndëshkuese – korrektuese, prokurorinë e shtetit, komunat dhe qytetin e Shkupit, agjencitë dhe fondet dhe organet e themeluara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, punëtorët të cilët kanë krijuar marrëdhënie pune me punëdhënësit e caktuar kanë të drejtë të regresit për pushim vjetor me kusht që të kenë punuar së paku 6 muaj në vitin kalendarik te punëdhënësi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1713907438210

Mexhiti: Vazhdojnë aderimet nga BDI në Lëvizjen Demokratike

FB_IMG_1713907004844

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

inbound3366641930486413441

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

IMG_1466

Menduh Thaçi bashkë me Blerim Bexhetin në Karshiakë

inbound6405638811103823630

Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

klasa

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkup, arrestohet nga policia

inbound4488318726461931546

Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

INFO

NA NDIQ