Pavarësisht paralajmërimeve për masa konkrete, Qeveria ende nuk ka bërë të ditur se çfarë do të ndërmarrë për uljen e çmimeve të ushqimeve, të cilat vazhdojnë të jenë në rritje të qëndrueshme.
I pyetur në lidhje me këtë çështje, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria po e monitoron me kujdes situatën dhe se pritet që shumë shpejt të paraqitet një propozim për zgjidhje.
“Po mendojmë, konsultohemi me ekspertë në opinion. Po ndjekim se çfarë po ndodh me tregtarët, prodhuesit, shpërndarësit, por edhe me rrjetet e shitjes. Ky është një proces serioz, në të cilin po hyjmë me qasje serioze dhe mendoj se shumë shpejt do të dalim me një propozim konkret. Kur? Gjatë kësaj periudhe,” theksoi Mickoski.
Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të përballen me çmime të larta të produkteve bazike, ndërsa presin masa efikase që do të lehtësonin barrën ekonomike të përditshme.