Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë

Picture of INA
INA

10/06/2024

shkruan: Muhamer Pajaziti

Përbërja e re në Parlamentin Evropian dhe në institucione tjera do të ketë ndikim në procesin e zgjerimit dhe thellimit të BE-së.
Rritja e partive nacionaliste dhe populliste në të gjithë Evropën ka gjasa të stangojnë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Programet e këtyre partive kryesisht janë kundër migrimit dhe në betejë për ti ruajtur vlerat tradicionale, që të mos vazhdoj erozioni i identitetit kombëtar të këtyre shteteve.

Me një fjalë, me këtë fitore shënohet një rënie e dukshme e liberalizimit, i cili promovonte kufijtë e hapur, lirinë e lëvizjes, e kështu me radhë. Pra kemi një refuzim të globalizimit dhe rrezikim të lirive themore në Bashkimin Evropian.

Struktura e re qeverisëse në BE do të tentoj të udhëheq, duke përdorur real politikën dhe forcimin e sovranitetit të kësaj organizate supranacionale.

Fitorja e tyre do të ketë impakt edhe gjeopolitik për faktin se këto parti janë kundër ndikimit të fuqishëm të SHBA-ve në Evropë dhe gjithashtu mbajnë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Rrjedha e luftës në Ukrainë mund të pësoj, për të mirë ose për të keq, kjo mbetet të shihet.

Por cfarë do të ndodhë me Maqedoninë e Veriut

Pavarësisht zgjedhjeve në BE-së, Maqedonia e Veriut është duke u përballur me veton bullgare dhe gjithashtu me acarim të raporteve me Greqinë, e cila mund të lansoj një veto të dytë.

Partia maqedone VMRO, fituese e zgjedhjeve apsolute ka një tendencë për ta shtyrë këtë proces sa më gjatë të jetë e mundur.

Edhe pse nuk ka një plan B, mos votimi i ndryshimeve kushtetuese arsyetohet me ruajtjen e indetitetin kombëtar, ndërsa kjo politikë ka mbështetje edhe nga elektorati maqedonas. Faktori politik shqiptarë është determinues kryesor në këtë drejtim. Nëse vazhdon izolimi i Maqedonisë, shqiptarët mund të shohin opsione tjera. Kjo mbetet të shihet?

Megjithatë duhet të theksojnë se integrimi i Maqedonisë nuk varet vetëm nga zgjidhja e kontesteve me fqinjët.

Sipas strategjisë së re të BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfundojnë të gjitha reformat e përcaktuara nga Komisioni Evropian. Ky proces do të jetë i vështirë, sepse vendet e rajonit nuk kanë qenë në gjendje të përmbushin kriteret e konvergjencës; ekonomitë janë paksa të dobëta, kanë borxh të lartë publik, deficit të lartë, inflacion të lartë dhe papunësi të lartë.

Sidoqoftë, në politikat e zgjerimit të BE me rëndësi është procesi. Maqedonia e Veriut mund të përfitoj nga ky proces nëse i nënshtrohet Vetingut për ti pastruar institucionet nga korrupsioni dhe dukuri tjera negative. Gjithasht,u duhet të merren masa për përmirësimin e standardit jetësor.

TË FUNDIT

“Edhe pas vdekjes sime do ma përdorni emrin!” – Reagon Xhem Baruti pas zhurmës mediatike

Mickoski pas akuzave të Arsovskës: Shteti ka institucione – le të veprojnë!

Danella Arsovska: Luanat e VMRO-së po i mbrojnë komandantët e UÇK-së

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ushtar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË