Rritje e madhe e varfërisë në Gjermani, zbulon studimi

Gjermania ka parë një rritje të ndjeshme të varfërisë gjatë dekadës së fundit, thuhet në një raport të publikuar të enjten nga Fondacioni Hans Boeckler.

Sipas një studimi të Institutit për Shkenca Ekonomike dhe Sociale (WSI) të fondacionit të lidhur me sindikatat, përqindja e njerëzve shumë të varfër, të cilët kanë në dispozicion më pak se 50% të të ardhurave mesatare, u rrit me 40% ndërmjet 2010 dhe 2019.

Ai theksoi se pandemia COVID-19, shpërthimi i çmimeve të energjisë dhe inflacioni i lartë kanë përkeqësuar varfërinë në Gjermani gjatë tre viteve të fundit.

“Në vitin 2019, më shumë njerëz në Gjermani u prekën nga varfëria se kurrë më parë”, thanë autorët e raportit.

Edhe pse Gjermania ka dëshmuar një zhvillim ekonomik pozitiv dhe rënie të papunësisë gjatë dekadës së fundit, familjet e varfra nuk kanë përfituar prej tij pasi kanë mbetur edhe më mbrapa./Euronews.al