Rritje ekstreme e numrit të të infektuarve me koronavirus në Serbi, vetëm sot janë 15 raste të reja

0

Në Serbi është duke u rritur dukshëm numri i të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë serbe njoftoi sot në mëngjes se janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me COVID-19.

Në total, numri i të prekurve me koronavirus në Serbi ka arritur në 118 raste të konfirmura.

Që nga raportimi i fundit i ministrisë, në Serbia janë testuar 39 persona, 15 nga të cilët kanë dalë pozitiv ndërsa 24 negativ me COVID-19.

Duke folur për numrin e përsonave të infektuar nga virusi Korona në Sërbi dhe situatën nëpër spitalet ku janë të shtruar të infektuarit, Preseidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar masa edhe më të ashpra, deri të mbyllja e kufijve rrugorë, hekurudhor dhe ujorë.

Sipas Vuçiçit, spitali infektiv tashmë është përplotë me pacientë, ndërsa ditëve në vijim pritet numër edhe më i madh i të infektuarve.

“Do të ndërmarim masa edhe më të ashpra, që nga ora 8 e mëngjesit (e premte 20 mars), të gjitha vendkalimet kufitare për trafikun rrugor, hekurudhor dhe ujorë do të mbyllen. Me përjashtim të mauneve të transportit, askush nuk mund të hyjë më në territorin e Serbisë” ka thënë Vuçiç, duke shtuar se 81.180 qytetarë tanë, kryesisht nga Gjermania, Austria, Italia dhe Franca, kanë ardhur në Serbi javët e fundit.